Ish-kampioni botëror dhe evropian i kikboksit, Frederic Fred Sinistra, i njohur si “The Undertaker”, ndërroi jetë në shtëpi për shkak të problemeve të rënda të frymëmarrjes pas infektimit me Covid-19.
Belgu ishte 41-vjeç dhe deri në fund mohonte pandeminë Covid-19 dhe kishte refuzuar të mjekohej. Ai ishte detyruar të shtohej në spital nga trajneri i tij Osman Yigin në fund të nëntorit, por në javën e parë të dhjetorit, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai kishte vendosur të linte spitalin dhe të kthehej në shtëpi.
Gruaja e tij, në një postim në rrjetet sociale i ka dedikuar disa fjalë bashkëshortit dhe vazhdon të pretendojë se i shoqi nuk ka vdekur nga Covid.
Vetë Sinistra në faqen e tij në Instagram, i është dashur të postojë një foto nga spitali, teksa ishte i lidhur me një aparat respirator, duke njoftuar se i ishin dëmtuar mushkëritë, por duke premtuar se do të rikthehej në ring më i fortë se më parë./Opinion.al