Me ftesë të presidentit Ilir Meta, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini vjen në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Brdo-Brijun.
Sipas axhendës, Mogherini do të ketë takim vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe jo me përfaqesues të opozitës.
Vizita e saj në Tiranë duket se është e qartë, rëndësi do t’i kushtojë fillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje.
Pak ditë më parë, ambasadori i BE-së në Tiranë tha se zonja Mogherini nuk do të negociojë për krizën politike.
“Ne i qëndrojmë deklaratës sonë se ndërmjetësimi nuk është ne axhendë në këtë moment. Është në dorën e palëve, të qeverisë dhe të opozitës, të gjejnë urën që ekziston në mënyre që të tejkalohet situata ku jemi dhe të përfitojnë qytetarët shqiptare”, ka thënë ambasadori Soreca.
Vizita e Mogherini në Tiranë vjen në një kohë kur opozita e bashkuar po përgatitet për protestën e radhës, atë të 11 majit, që sipas Lulzim Bashës do t’i jap goditjen përfundimtare qeverisë./ Opinion.al