Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mogherini edhe një herë shprehet pro hapjes së negociatave

2019/06/17 at 11:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mogherini: Mesazhi që kemi marrë nga Shqipëria

Para takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së në Luksemburg të martën, Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme ritheksoi nevojën e hapjes së negociatave.

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE që të marrin vendim pozitiv në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto komente ajo i ka bërë para takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Mogherini para takimit theksoi, se dëshiron të fillojë “me një koment pozitiv, pasi sot është plot një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mendoj se duhet ta kujtojmë fuqinë e lidershipit dhe guximit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare duhet ta kujtojnë këtë dhe të vlerësojnë hapat e bëra përpara, sidomos kur në ditët në vazhdim do të merret një vendim i rëndësishëm për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që mendoj se duhet të bëhet sa më shpejt”, ka thënë ajo.

Të martën në takimin e ministrave të Jashtëm në Luksemburg vendet anëtare pritet që të merren shkurt edhe me Ballkanin. Disa vende të BE kanë kërkuar që të merret një vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Por duket se atmosfera e përgjithshme nuk është në favor të një vendimi të tillë, pavarësisht premtimeve të mëhershme.

Vendimi pritet të shtyhet

Sipas të gjitha gjasave vendimi do të shtyhet deri në shtator të këtij viti. Në një draft të takimit, i cili ka qarkulluar që të hënën për mediat, e që Deutsche Welle e zotëron thuhet, se në konkluzionet e takimit të ministrave të Jashtëm vetëm do të theksohet përparimi i bërë dhe vlerësimi pozitiv i përparimit që nga raporti i kaluar. Në kuadër të kohës së kufizuar dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i kthehet çështjes me qëllim të marrjes pozitive të vendimit sa më shpejtë që është e mundur dhe jo më vonë se shtatori 2019.

Gjasat për çelje të negociatave për Maqedoninë e Veriut janë mjaft të larta, mirëpo ato të Shqipërisë janë goditur rishtas me një vendim të Qeverisë së Holandës e cila ka vlerësuar se çelja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Holanda edhe pse një vend i vogël ka peshë në Bashkimin Evropian pasi është kontribuesi më i madh për kokë banori në buxhetin e BE-së dhe shihet si përfaqësues i vendeve të vogla ne BE. Para disa ditëve në një takim me anëtarë të Parlamentit Evropian u theksua, se Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij në shumicë janë për zgjerim dhe çelje të negociatave por kjo nuk përcillet edhe nga vendet anëtare. Deklarata nga ky takim i rëndësishëm do të bëhet të martën (18.06) në një konferencë për gazetarë në Luksemburg në orët e pasdites./Burimi: Deutsche Welle

Ju sugjerojmë

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Bota

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

5 Korrik, 2025 1:24 pm
Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
Kryesore

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

5 Korrik, 2025 1:06 pm
Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve
Aktualitet

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

5 Korrik, 2025 12:41 pm
Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

5 Korrik, 2025 12:26 pm
PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat
Aktualitet

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

5 Korrik, 2025 12:13 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

5 Korrik, 2025 11:57 am
Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët
Aktualitet

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët

5 Korrik, 2025 11:25 am
Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
Aktualitet

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

5 Korrik, 2025 11:09 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Para
Gjykata e Elbasanit lë në burg Florenc Çapen

Gjykata e Elbasanit lë në burg Florenc Çapen

Nis samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë

Siguria e Bashës, Meta takim me kreun e SHISH dhe komandantin e Gardës

Siguria e Bashës, Lleshaj mohon takimin me truprojën e kreut të opozitës

Siguria e Bashës, Lleshaj mohon takimin me truprojën e kreut të opozitës

TE FUNDIT

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij
5 Korrik, 2025

  Me lot në sy, me një dhimbje të pa papërshkrueshme, funerali i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André...

Lexo më shumë

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
5 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ndan lajmin e bukur në rrjetet sociale me ndjekësit e tij. Ai shkrun se sot është...

Lexo më shumë

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve
5 Korrik, 2025

Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Pas veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze...

Lexo më shumë

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
5 Korrik, 2025

Lidhur me ngjarjen në Kuvendin e Kosovës pas një alarmi për bombë, tvklan.al, është drejtuar për informacion tek zëdhënësi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com