Prezantuesja e “Pa filtër”, Jona Spahiu verën e kaluar bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri.Sot në emisionin radiofonik të mëngjesit “Chaud Patate” në ‘Energy Radio’, moderatorët e emisionit thanë se sipas një burimi të sigurt pranë familjes së të dashurit të saj, ata do të martohen së shpejti.
Ky vendim i martesës së Jonës konsiderohet i papritur nga ndjekësit. Ende nuk dihet nëse arsyeja e kësaj martese të papritur të jetë ndonjë shtatëzani e mundshme e moderatores, nisur nga një foto e fundit ku i duket barku paksa i rrumbullakosur. Lajmi se ajo është në lidhje doli gjatë kohës që ajo mori pjesë në “Dance with me” si partnere e Ylli Limanit. /Story.al/