InstaBIZ

Moderatorja e sportit humb të atin:S’e mendoja kurrë që do ikje kaq shpejt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:07 - 24/06/21 |
Opi Nion

Moderatorja e sportit Vilma Masha ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Vilma ka treguar se ka humbur të atin. Ndërkohë që krahas njoftimit ajo ka publikuar një foto nga dita e dasmës, ku shihet duke u shoqëruar në altar nga babai.

Vilma shkruan se nuk e priste që i ati të largohej kaq shpejt nga jeta dhe i ka emocionuar të gjithë me postimin e saj.

“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”, shkruan Vilma./Opinion.al

Pas