Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Modelja Adrola Dushi: Do iki nga Shqipëria dhe nuk kthehem më…

2016/05/01 at 1:43 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Modelja Adrola Dushi: Do iki nga Shqipëria dhe nuk kthehem më…

Adrola Dushi, ndonëse nënë, modelja është mjaft aktive në pasarela. Vetëm gjatë javëve të fundit ajo ka sfiluar në New York e në Zvicër, ndërsa rrëfen për “Bluetooth” se ka kontrata me tre agjenci europiane. Por pavarësisht kësaj dhe gjithë vëmendjes që Adrola ka në
Shqipëri, ajo tregon se shumë shpejt do të largohet nga vendi, për tu transferuar përgjithmonë në Amerikë. “Këtë verë shpresoj të iki e mos të kthehem më”, rrëfen modelja, ndërsa na tregon edhe detaje të jetës së saj private dhe vështirësive të një mamaje të re.


Adrola, aktualisht je pjesë e “Miss Universe”, si pjesë e stafit. Në çfarë je konkretisht e angazhuar?
Po, jam e impenjuar në “Miss Universe”, jam një nga mentoret e vajzave. Janë 23 konkurrente dhe unë kam vajzat e mia që duhet t’i trajnoj për të ecur, për të pozuar, për tu sjellë, pra t’i mësoj se si duhet të sillet një vajzë modele, një vajzë Miss.
Çfarë mendimi për konkurrentet e “Miss Universe”? Ka vajza vërtet shumë të bukura. Ende nuk kam arritur në konkluzionin se cila prej tyre ia del, pasi janë vërtet të bukura.

Duke parë konkurrentet e deritanishme, beson se “Miss Universe” i radhës mund të jetë një shqiptare?

Duke u nisur nga eksperienca ime, nuk besoj se do të ndodhi. Kjo jo për shkak të konkurrenteve, por aty shihen më shumë shtetet. Të paktën mund të them aq sa kam parë unë.

Veç kësaj përvoje, së fundi ke marrë pjesë edhe në një event mode në Zvicër. Si u bëre pjesë e tij?

Po, eksperienca e fundit që kisha jashtë ishte “10 vjet sfilatë”, në Zvicër. Unë jam pjesë e një agjencie në Zvicër, pjesë e një agjencie tjetër në Gjermani dhe Austri. “10 vjet sfilatë” është një projekt i agjencisë në të cilën unë bëj pjesë në Zvicër dhe ishim të gjitha modelet e saj. Natyrisht, më ftuan dhe mua dhe shkova.

Modele mjaft aktive dhe mama. Si ia arrin?

Që të jem e sinqertë, që nga fundi i vitit që shkoi i kam munguar shumë Troit, sepse kam pasur shumë projekte, sfilata, “Miss Universe”, “Dancing with the stars”, kam pasur edhe shumë sete fotografike këtu dhe jashtë. Kam qenë pjesë edhe e një sfilate në New York tre javë më parë dhe u ktheva. Troit i kam munguar shumë dhe për këtë ndjehem jashtëzakonisht shumë keq, sepse nuk jam më e preferuara e Troit, tani ai do më shumë babin. Shoh që i mungon paksa dashuria për mua.

Si ia del të qëndrosh në formë?

Të jem e sinqertë, jam njeriu më skandaloz që mund të ekzistojë sa i përket mënyrës se si ushqehem. Trupin e kam gjenetik. E di që bëj shumë gabim dhe do ta vuaj shumë më vonë. Megjithatë, i kam premtuar vetes që do futem në palestër, sepse mosha po ecën (qesh).

Je ndër të paktat vajza të showbiz që nuk i je nënshtruar ndërhyrjeve estetike e kirurgjike. Je kundër?

Nuk është se jam kundër, por të themi të vërtetën vajzat në Shqipëri janë bërë të gjitha njëlloj dhe kanë të njëjtën fytyrë, e kjo gjë nuk më pëlqen fare. Nëse është e nevojshme nuk jam aspak kundër, por i urrej ekzagjerimet, nuk i duroj dot.

Pasarela apo sete fotografike, cilat janë të preferuarat e tua?

Kjo pyetje më duket njëlloj si, “do më shumë fëmijën e madh apo të vogël?”. Në momentin që unë dal në pasarelë ndjehem e vetmja femër që ekziston.

Cili është komplimenti i fundit që ke marrë?

Komplimenti që unë dashuroj dhe e adhuroj është, “Je tmerr”, pra tmerr për mirë. Më pëlqen shumë ky kompliment.

Nga kush e ke marrë?

Nga personi që më ka ndihmuar për karrierën time jashtë Shqipërisë. Ai është një model i famshëm në Gjermani e Zvicër dhe ka marrë pjesë edhe nëpër filma, quhet Kledi Hysa dhe është pjesëtar i familjes sime. Ai më ka thënë se ka shumë femra të bukura, por unë jam
tmerr. “Mos e ul kurrë kokën Adrola”, më thotë.

Të kritikojnë ndonjëherë?

Po, marr shumë kritika, kryesisht për karakterin tim. Jam natyrë shumë e hapur dhe këtë kritikë ma bëjnë nga mëngjesi deri në darkë.

Mendon se martesa të ka penguar në karrierë?

Unë mendoj se pasi u bëra nënë u bëra më e famshme. Vetëm 5 muaj pasi fitova Miss­in mbeta shtatzënë dhe u komentova shumë për këtë fakt. U bëra mama ndërkohë që isha ende Miss, erdha në formë shumë shpejt dhe iu riktheva punës, kjo më vuri në vëmendje.

Do të kesh së shpejti një fëmijë të dytë?

Jo! Troi është mashkulli i jetës sime dhe unë do të rritem bashkë me Troin. Ndjehem jashtëzakonisht shumë e vogël për t’i hyrë sërish një pune të tillë. Është një përgjegjësi që unë e kam dhe nuk mund të kem një të dytë për momentin, sepse ende nuk kam vendosur bazat e mia.

Ke ambicie për të testuar fusha të tjera të artit?

Kam, por mendoj se shumë shpejt do të iki nga Shqipëria. Prezantimi më pëlqen shumë, por komunikimi nuk është pika ime më e fortë. Mendja ime është në Amerikë dhe shpresoj shumë që të iki këtë verë e të mos kthehem….



Ju sugjerojmë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Para
Tërbimi i një shqiptari/ E fejuara i iku nga shtëpia, rreh atë dhe miqtë e saj në lokal

Dhuna në familje. Kapet polici që rrahu gruan, një tjetër në kërkim

Dështon operacioni i madh policor, arratisen grabitësit (foto)

Dështon operacioni i madh policor, arratisen grabitësit (foto)

Foto/Ja si e uron Marina nënën e saj Eli Fara në ditën e Pashkës 

Foto/Ja si e uron Marina nënën e saj Eli Fara në ditën e Pashkës 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com