Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Modeli i ri i laptopëve, një përpjekje për të zgjidhur problemin e mbetjeve elektronike

2023/04/12 at 7:45 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Modeli i ri i laptopëve, një përpjekje për të zgjidhur problemin e mbetjeve elektronike

Njerëzit prodhojnë më shumë se 53,6 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit.


Pjesë e problemit janë edhe laptopët, por siç njofton korrespodentja Tina Trinh, inxhinerët e kompanisë së teknologjisë Dell po punojnë për një qasje të re, që mund të shmangë hedhjen e tyre në vendet e grumbullimit të mbeturinave.

Trevor Morrison po çmonton laptopin e tij për të treguar se sa shpejt dhe thjeshtë mund të bëhet ky proces.

Dikur për procesin e çmontimit të një laptopi nevojitej një orë, tani duhen vetëm disa minuta.

Zoti Morrison është inxhinier në zyrat qendrore të kompanisë së teknologjisë Dell, në Raund Rok të Teksasit dhe kompjuteri që ai po çmonton është një prototip i emërtuar “Concept Luna”.

Modeli është një përpjekje për zgjidhur problemin botëror të mbetjeve elektronike. Vetëm gjatë vitit 2019 u prodhuan 53 milionë tonë mbetje të tilla.

Një kompjuter tradicional përmban një sërë vidash, kabllosh dhe ngjitësish, duke e bërë të vështirë çmontimin e tyre.

“Nëse pajisja elektronike përmban elementë shumë të vështirë për t’u çmontuar, atëherë nevojitet kohë dhe gjasat janë që për shkak të kësaj vështirësie pajisja të mos riciklohet”,thotë Trevor Morrison, inxhinier, kompania e teknologjisë “Dell”.

“Concept Luna” nuk ka asnjë problem të tillë. Ka pjesë të ndërlidhura, të ndërrueshme që e bëjnë më të lehtë riparimin dhe riciklimin.

Pjesët e thyera mund të ndërrohen pa zëvendësuar të gjithë kompjuterin.

“Edhe nëse butonat e tastierës prishen, bëhen pis, ose zbardhen pjesa elektronike është në gjendje shumë të mirë dhe mund të ripërdoret. Pra ky është një rast se si mund të ndryshohet vetëm pjesa e jashtme e tij. Këto pjesë mund të ndryshohen dhe kompjuteri të përdoret më gjatë”, thotë zoti Morrison.

Kompania Dell thotë se falë mënyrës si është ndërtuar prototipi “Concept Luna”, sasia e dioksidit të karbonit që laptopët lëshojnë në atmosferë mund të ulet me 50%, një gjë e mirë për mjedisin dhe konsumatorët.

“Në vend që të shpenzoni 2 mijë dollarë të tjera për një kompjuter të ri, ekziston mundësia që ta riparoni atë vetë, ose t’ia kërkoni këtë dikujt tjetër, që mund ta çmontojë pa e dëmtuar”, thotë ekspertja Shanika Whitehurst.

Ky lloj modeli është një përpjekje për zgjidhur problemin e mbetjeve elektronike./VOA

 

Etiketa: kompanikompjuterteknologji


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Holanda ndërpret importet e gazit natyror të lëngshëm nga shteti rus

Holanda ndërpret importet e gazit natyror të lëngshëm nga shteti rus

Kina alarmohet për përhapjen e një virusi të ri, humb jetën një grua e infektuar

Kina alarmohet për përhapjen e një virusi të ri, humb jetën një grua e infektuar

Organizojnë festë lamtumire për pandan, kinezët presin me padurim kthimin e saj

Organizojnë festë lamtumire për pandan, kinezët presin me padurim kthimin e saj
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}