Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Modeli i Joleza Kokës, si shenjë e krizës për demokraci në FRESSH

2016/02/11 at 10:16 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Modeli i Joleza Kokës, si shenjë e krizës për demokraci në FRESSH

Nga Alteo HYSI


Gafat publike të Kryetares së Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, Joleza Koka, ende e pakonfirmuar si e tillë me votë dhe garë, jo pa të drejtë u cilësuan si përçartje e saj që fëlliqnin forumin, partinë socialiste dhe personazhet që e shoqëronin në atë takim.

Dhe sigurisht që portalet tona nuk mund të mos merreshin me humorin dhe batutat që shkaktoi kjo luhatje publike në profilin e zonjushës Koka.

Përtej humorit, përtej batutave të ekzagjerura, do të doja të shkoja edhe përtej papjekurisë së Joleza Kokës, kur i justifikon gafat e saj, thjesht duke etiketuar të rinjtë që e kritikuan si “njerëz me mentalitet të vjetër”.

Mos e paragjykoni Jolezën, ajo nuk ka faj. Mos i thoni se “ka marrë mall”, se ajo është model. Mjaft e tallët dhe e trajtuat si të ishte kukull ekrani, se ajo mbart në vetvete një mesazh të fuqishëm, një klithje për rininë dhe shoqërinë shqiptare.

Joleza është modeli i asaj se si një forum rinor politik po e përjeton krizën e brendshme, atë të identitetit të humbur në përçartjen e një vajze që nuk e kupton dot përgjegjësinë që ia kanë komanduar, krizës për zgjedhje të lira, atë për garë, atë për meritokraci.

Për ta bërë më të qartë këtë, po i drejtohem drejtpërdrejtë Jolezës.

Jolezë, ti më njeh mirë.

Jemi njohur bashkë në kohën kur isha një gjimnazist naiv që mendonte se angazhimi rinor në politikë do të më bënte një qytetar më të mirë e më të devotshëm.

Por modeli yt dhe i të tjerëve si ti, më shkundën e më sollën me këmbë në tokë, për të kuptuar se formimi i vetes ishte më i rëndësishëm se sa të luftoja të rinjtë e vjetër si ti.

E konsideroj edhe sot në fakt politikën si mekanizmin që mund të ndryshojë jetë njerëzish, që mund t’u japë të rinjve shansin që me fuqinë e shumicës, të ngrejnë perspektivat e përbashkëta. Dhe FRESSH-i e kishte këtë qëllim të brendësuar, deri në një periudhë.

Ishte koha kur ti Jolezë, me inatin e një fëmije që donte me patjetër ta arrinte qëllimin, i lejove vetes të mikloheshe deri në pikën më të ulët të dinjitetit njerëzor.

E mban mend se sa “luaneshë” ke qënë në debatet publike të garës për kryetarin e FRESSH? E mban mend se ç’baltë, jargë, pështymë, e vrer, hodhe mbi kolegen tënde, Elisa Spiropalin, vetëm sepse ta kërkuan?  Pa nisur ende rrugën, i le instiktet e tua të papjekurisë njerëzore, të të marrin më qafë.

Në fakt, ajo garë ku ti garove me pesë kandidatë të tjerë, do të mbahet mend si një dhe e vetmja brenda fressh-it.

Sepse ishte koha  kur  të rinjtë që i mbante ende gjallë fryma opozitare dhe shpresa për një shkëndijë ndryshimi, u bënë grusht për të të dhënë ty dhe të përkëdhelurve si ti, mësimin se forumi, partia, Shqipëria është e tyrja, jo e atyre që angazhimin në politikë e kanë të varur nën hijen e personave me ndikim.

Zgjedhja me votë plebishitare e Spiropalit ta theu hundën Jolezë, ty dhe çdokujt që mendon se të rinjtë, nëse kanë prindër miliarderë mund t’i ngresh lart, nëse flasin më shumë se ç’duhet, i “groposim”.

Dhe ti këtë bëre. Pas mbarimit të mandatit të Spiropalit, more në fund me emërim, atë që nuk kishe fituar me votë. E pushtuar nga kompleksiteti i inferioritetit, nga frika se ata që nuk janë me ty, mund të të rrezikonin vendin që more pa meritë si e komanduar, i përjashtove të gjithë të rinjtë që me punë e djersë kontribuan në fitoren e PS. Të rinjtë me qëllimin e pastër për të dhënë nga vetja, e ndoshta rritur brenda FRESSH, të kujtoj që i zëvendësove ose me mikeshat e tua, ose me të rinj servilë, përmes emërimeve dhe zgjedhjeve fiktive.

Nuk e them vetëm unë, e thanë ata, me revoltën e tyre në rrjetet sociale. Ashtu siç dje shprehën refuzimin për tu përfaqësuar nga një aktore komedie si ti.

Jolezë, gafën tënde unë e shoh si thirrje se ti nuk mundesh më të mbash barrën e të qënit edhe “kryetare”, edhe e mikluar, edhe menaxhere e rinisë, edhe e vetënënshtruar.

Çlirohu Jolezë, lëre veten të jetojë e shijojë bekimet e moshës. Je kaq e re për tu prangosur në kthetrat e një modeli të shëmtuar që ti vetë ke ngritur për të rinjtë e politikës, si specie parazitare që presin lëmoshën e deputetëve.

FRESSH-i është kaq fisnik Jolezë, ka patur dhe unë lutem që të ketë ende një energji të papërmbajtur njerëzore aty, sa duhet të ndiheshe me fat që e more (ndonëse me dhunë).

Duhet të ndihesh aq me fat, sa mos të zërë gjumi natën nga puna. Ty s’të zë gjumi, jo nga puna, por nga festat që të bëjnë të flasësh përçart.

Bëje Jolezë dhe jepi mundësi këtij forumi të marrë frymë lirisht, të organizohet demokratikisht, të kthehet nga modeli i “vajzave të babit” në modelin e para 2013, të të rinjve që ia dalin vetë.

Dhe mos ma harro këtë këshillë miqësore:

Njerëzit që marrin gjëra pa meritë, i gëzojnë pak këto suksese dhe për fatin e tyre të keq, nuk ngelen hiç në histori.

Alteo HYSI



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
“Gërdeci”, Mihal Delijorgji dëmshpërblehet me 15 mijë euro

"Gërdeci", Mihal Delijorgji dëmshpërblehet me 15 mijë euro

Ku shkon yndyra kur humbim peshë?

Ku shkon yndyra kur humbim peshë?

FOTO/ Tirana u shpall kryeqytet 96 vite më parë

FOTO/ Tirana u shpall kryeqytet 96 vite më parë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com