Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mocion kundër Qeverisë Rama? Jo, nuk duhet!

2017/04/07 at 1:32 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –


Në entusiazmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kritikëve mediatikë të Ramës kanë nisur kalkulimin e votave në Parlament për një rrëzim të tij në sallë. Llogjika e shumë prej atyre që analizojnë zhvillimet politike, është se nëse Rama nuk pranon Qeverinë Teknike; nëse ai refuzon të negociojë datën e zgjedhjeve; nëse ai mbetet thuajse i vetëm, nuk ka përse vendi të hyjë në një spirale të panjohur përplasjeje që mund të sjellë destabilitet. Po sipas analistëve, nëse PD, LSI, PDIU, Libra dhe faktorë të tjerë politike binden që për vendin është më mirë një qeveri teknike që mund të shfryjë tensionet dhe mund të përgatisë zgjedhjet, atëherë ata mund të bashkojnë votat dhe me një mocion mosbesimi mund të shkarkojnë Ramën dhe të emërojnë një Kryeministër të ri, normalisht teknik. Pra i pranuar nga të gjithë. Më sfidanti në këtë drejtim ka qenë Blushi, që ka deklaruar se dy votat e Librës në parlament janë në dispozicion për të rrëzuar Ramën nga Kryeministër.

Nëse do kishte një gabim dhe gafë të rëndë politike në këtë moment do të ishte vetëm kjo. PD dhe pas saj edhe LSI dhe PDIU bashkohen në një pikë: që vendi ka nevojë për një garanci për zgjedhjet dhe zhvillimin e tyre normal, në formatin “të lira dhe të ndershme”. PD ka deklaruar se për të shmangur kërcënimin që vjen nga krimi i organizuar dhe paratë e narkotrafikut, kërkon vetëm një kusht që sipas saj është garanci: qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike. Pra, PD, LSI, PDIU kanë deklaruar deri tani se ata kërkojnë një qeveri teknike apo besimi, por të gjithë bashkë janë të qartë që kjo qeveri duhet të ndërtohet bashkë me PS dhe me mbështetjen e saj. Pra, qeveria e re, duhet të jetë produkt i negociatave dhe dakordësimit të gjithë forcave politike, PS, PD, LSI, PDIU, Libra etj dhe jo produkt i një mocioni mosbesimi që do të ngrupojë në parlament një pjesë të politikës kundër pjesës tjetër. Pra, nëse kompromisi për një qeveri teknike mungon, mocioni në parlament do shihej si një tentativë për të marrë zgjedhjet në tavolinë dhe si lëvizje thjeshtë kundër Ramës si kryeministër. Por asnjë nga forcat politike së paku publikisht nuk ka këtë synim dhe të gjithë bashkë kanë deklaruar se zgjedhjet me standarte arrihen vetëm atëherë kur të gjithë bashkë të jenë dakordësuar. Mocionet dhe kombinimet e numrave në parlament mund ose mund të mos japin produkt, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Ato nuk e zgjidhin krizën dhe nuk garantojnë atë që për momentin e kërkojnë të gjithë: Zgjedhjet e garantuara dhe një qeveri e mbështetur nga të gjithë. Një Qeveri ku Rama të jetë palë, dhe jo i përzënë nga palët.

Pikërisht për këtë arsye, një mocion kundër qeverisë, është zgjidhja më e keqe për zgjedhjet!

Blendi Fevziu

Etiketa: BashaLSImetaMocion mosbesimiPDpdiupsqeveria Rama


Ju sugjerojmë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Para
Gati 50 vjeç! Fotosesioni seksi i Pamela Anderson, pranon lidhjen me armikun e SHBA-së

Gati 50 vjeç! Fotosesioni seksi i Pamela Anderson, pranon lidhjen me armikun e SHBA-së

Psikologia: Më mirë jeni beqarë, lumturia martesore është vetëm mit

10 gjëra të cilat meshkujt adhurojnë tek femrat, por nuk i thonë

Assad: Sulmi nga politikat e mbrapshta të Francës

Sulmi i SHBA në Siri/ Reagon Bashar al-Assad: “Kjo është qesharake dhe e papërgjegjshme”
















TE FUNDIT

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
24 Qershor, 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për temperaturat ekstreme deri në 40°C që do të shfaqen në ditët...

Lexo më shumë

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
24 Qershor, 2025

Porti i Durrësit ka pritur këtë të martë një tjetër mjet luksoz lundrimi. Bëhet fjalë për super-jahtin “Andromeda”, i hedhur...

Lexo më shumë

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
24 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka njoftuar se është përjashtuar nga provimi me zgjedhje një maturant, i një prej gjimnazeve...

Lexo më shumë

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com