Bota

Mobilizimi i pjesshëm i Putinit/Britania e Madhe: Tregon se lufta po dështon 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 21/09/22 |
Opi Nion

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace tha se vendimi i Putinit për të mobilizuar qytetarët për të mbështetur luftën në Ukrainë tregon se pushtimi i tij po dështon.

“Ai dhe ministri i tij i Mbrojtjes kanë dërguar në vdekje dhjetëra mijëra qytetarë të tyre, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq”, shkruan ai në një deklaratë të postuar nga Ministria e Mbrojtjes në Twitter.

“Kërcënimet dhe propaganda nuk mund të fshehin faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe Rusia po bëhet një e pabesë globale.”

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit rus, pas fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm.

Kreu i Kremlinit deklaroi se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat.

Putin shton se dekreti tashmë është firmosur dhe mobilizimi i pjesshëm nis prej ditës së sotme. Presidenti premton se qytetarët që do të mobilizohen do të kenë statusin e forcave të armatosura./Opinion.al

Pas