Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në fshatin Drenovë, Mallakastër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person ndërsa është plagosur një tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat(mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia./Opinion.al