Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në Munellë, në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë.
Mësohet se një fuoristradë që ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në greminë.
Në automjet mësohet se udhëtonin dy alpinistë dhe gazetari Alfred Lela i cili raportohet të jetë në gjendje të mirë. Lela ka thënë se prej dy orësh presin të mbërrijë policia në vendngjarje.
Po ashtu, ai shprehet se kanë humbur kontaktet me njërin prej alpinistëve./ Opinion.al