Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Konispol mëngjesin e sotëm, ku një automjet me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga.
Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, në aksin rrugor Krane-Qafë Botë në dalje të Konispolit.
Si pasojë ka humbur jetën 35-vjeçarja me iniciale A.P., pasagjere në mjet, bashkëshortja e shoferit G.P. 43 vjeç.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga./Opinion.al