Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mjellma e zezë”, kjo pandemi nuk ishte e papritur

2020/05/07 at 1:01 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Gara për vaksinën dhe ndikimi afatgjatë i koronavirusit në botë

Covid-19 test and vaccine, conceptual illustration. SARS-CoV-2 (previously 2019-nCoV) was first identified in Wuhan, China, in December 2019. It is an enveloped RNA (ribonucleic acid) virus. The coronaviruses take their name from their crown (corona) of surface proteins, which are used to attach and penetrate their host cells. Covid-19 is a respiratory infection that can lead to fatal pneumonia. As of 26 March 2020, over 500,000 have been infected worldwide with over 20,000 deaths. Travel restrictions and quarantines have been put in place to slow the spread of the virus. Research is ongoing into a vaccine for the SARS-CoV-2 coronavirus, but it is not expected to be available before 2021.

Nga Duane J. Gubler-


Pandemitë zakonisht konsiderohen si ‘mjellma të zeza’, krejtësisht të papritura dhe të paparashikueshme. Pandemia e Covid-19 e sfidon këtë nocion. Kjo pandemi nuk ishte as e papritur, as e paparashikueshme; shumë ekspertë të sëmundjeve infektive, kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për epidemitë e gjeneve dhe patogjenëve të njohur që kanë potencialin të kërcënojnë si shëndetin publik global, ashtu edhe sigurinë ekonomike.

Gjatë 25 viteve të fundit, bota ka përjetuar katër pandemi (1970-2020 ethet tropikale, 2004-2015 temperatura e chikungunya, 2007-2016 virusi Zika dhe 2009 gripi H1N1) dhe gjashtë epidemi rajonale me potencial pandemik:

1994- murtaja pneumonike,
1997-2005- gripi i shpendëve,
1998-1999 encefaliti Nipah,
1999-2004- encefaliti i Nilit Perëndimor,
2002-2003 sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes ose Sars,
2014- Ebola

Të gjithë rastet shkaktohen nga patogjenë që kanë kaluar nga kafshët te njerëzit; katër nga lakuriqët, tre nga gjitarët e tjerë dhe tre nga zogjtë.

Edhe pse u shfaq që në dhjetor, vetëm në 12 mars, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli Covid-19 një pandemi. Fatkeqësisht, në atë moment, sëmundja tashmë kishte shpërndarje gati-globale. Disa vende, të tilla si Singapori, Tajvani dhe Hong Kongu, morën hapa të hershëm të kontrollit dhe zbutjes, pasi kishin marrë mësime nga epidemia e Sars në 2003.

Për shembull, në vitin 2007, Singapori financoi zhvillimin e programit të ri të shkollës mjekësore Duke-NUS për sëmundjet infektive, që luajti një rol të rëndësishëm në kontrollin e hershëm efektiv të Singaporit mbi epideminë Covid-19.

Singapori, një vend shumë i zhvilluar, përsëri nuk arriti t’a kontrollojë sëmundjen plotësisht. Ndaj shumë po pyesin tani, çfarë shkoi keq?

Edhe pse shumë pyesin nëse masat e ndërmarra nga qeveria e Singaporit ishin efektive apo jo, e vërteta e zbuluar nga kjo dhe të gjitha pandemitë e mëparshme është se asnjë vend nuk është i sigurt, nëse të gjitha vendet nuk janë të sigurta.

Agjensitë shëndetësore ndërkombëtare kanë kaluar 25 vjet duke u përgatitur për të tilla ngjarje, me përpjekje globale të udhëhequra nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH, për të ndihmuar vendet të zhvillojnë plane për reagimet ndaj pandemive.

Planet u vunë në provë gjatë pandemisë së gripit H1N1 2009, që ishte shumë e transmetueshme dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Sidoqoftë, ai virus kishte një shkallë të ulët fataliteti dhe, si rezultat, përpjekjet e shëndetit publik u perceptuan si një reagim i tepërt.
Për më tepër, kompanitë e ilaçeve që investuan në zhvillimin e vaksinave humbën financiarisht sepse pandemia kishte përfunduar në kohën kur kandidatët ishin gati për prova klinike të vaksinave.

Dy dështime operacionale në zbatimin e planeve të reagimit kanë ndodhur që nga viti 2009. Gjatë epidemisë së Ebolës 2014 në Afrikën perëndimore, virusi u prezantua në SH.B.A. pa u zbuluar për disa ditë dhe Covid-19 që u shfaq në dhjetor dhe u la i lirë për disa muaj, duke infektuar të gjithë vendet e botës.

Arsyet e dështimeve të tilla janë komplekse. Megjithatë, mund të diferencohen disa mësime. Së pari, sëmundjet infektive epidemike nuk ndodhin rregullisht, dhe kur periudha midis tyre zgjatet, fillon një mentalitet ‘larg syve, larg mendjes’ në këtë rast, duke rezultuar në shkurtimin e fondeve për mbikëqyrje dhe plane reagimi ndaj urgjencës.

Së dyti, ndryshimet administrative dhe intervalet e gjata ndër-epidemike rezultojnë në humbjen e njohurive dhe përvojës së dorës së parë nga personeli që ka kontribuar në të paktën një epidemi të madhe. Së treti, ndërsa planet e reagimit emergjent hartohen nga zyrtarët e shëndetit publik, zbatimi i planit është një vendim politik.

Shumica e politikanëve nuk u pëlqen të fillojnë planet e reagimit ndaj urgjencës, derisa të jetë e sigurt që ekziston një urgjencë e vërtetë e shëndetit publik, për të shmangur kritikat për mbivendosje dhe humbje të mundshme të fondeve publike. Sidoqoftë, deri në atë kohë, zakonisht është vonë për të përmirësuar, në mënyrë efektive sëmundjen. Për të përfunduar, nëse do të përballojmë me sukses trendin e sëmundjeve infektive epidemike dhe parandalimin e pandemive, duhet të zhvillojmë aftësitë e mëposhtme:

Së pari, komunikimi efektiv është i nevojshëm për të parandaluar vetëkënaqësinë dhe për të mbajtur ndërgjegjësimin rreth sëmundjeve infektive – angazhimi i komunitetit është kritik dhe programet në terren duhet të jenë transparente dhe të bazuara në shkencë. Paniku dhe frika në mesin e publikut nuk duhet të lejohen të udhëheqin vendimet e politikave.

Së dyti, ne kemi nevojë për programe efektive të mbikëqyrjes, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve infektive të bazuara në laborator, që përfshijnë planifikimin urban, demografët, ekonomistët, ambientalistët, sociologët dhe grupet me bazë komunitare.

Së treti, planet e reagimit të epidemisë – të cilat përfshijnë udhëzime për të shkaktuar një reagim automatik nga komunitetet e shëndetit publik vendor, kombëtar dhe global, me stërvitje të rregullt nga agjencitë kryesore për të ruajtur gatishmërinë operative – janë jetike.

Së katërti, duhet të ketë përgjegjësi të plotë në nivelin e vendit për zhvillimin dhe mbështetjen e infrastrukturës së shëndetit publik dhe programeve operative, pa u mbështetur tek fondet e huaja.

Së pesti, ne kemi nevojë për fonde të nivelit të lartë për të bërë kërkime, për të zhvilluar mjete të reja dhe inovative për mbikëqyrjen, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive, përfshirë vaksinat, barnat, testet diagnostikuese./Opinion.al

Etiketa: covid-19pandemiteste


Ju sugjerojmë

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

4 Qershor, 2025 2:04 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
Aktualitet

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

4 Qershor, 2025 1:49 pm
Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
Rajoni

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

4 Qershor, 2025 1:29 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Aktualitet

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

4 Qershor, 2025 1:18 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Para
Naftëtarët e Ballshit në protestë: Rama na jep lekët ose bllokojmë…

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Rama na jep lekët ose bllokojmë...

46 vjet burg për 24 të pandehurit që mashtruan me skemat e TVSH-së

46 vjet burg për 24 të pandehurit që mashtruan me skemat e TVSH-së

Protestë në Tiranë, policia merr zvarrë disa persona

Protestë në Tiranë, policia merr zvarrë disa persona
















TE FUNDIT

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
4 Qershor, 2025

“Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku...

Lexo më shumë

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
4 Qershor, 2025

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike do të zhvillojë një betejë shumëplanëshe kundër ‘farsës elektorale’ dhe...

Lexo më shumë

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për...

Lexo më shumë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
4 Qershor, 2025

Nga Brukseli, ku po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar Raportin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com