Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë ishte e pritshme për shkak të uljes së temperaturave, në ditët e fundit.
“Ne vijojmë që të shikojmë rritje dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga festat e fundvitit. Ne duhet të kemi parasysh se rastet po shtohen mund të ketë dhe raste të rënda por numrat dhe % do të ishin indikatorë të qartë për të parë se si është gjendja. Por kuptohet se ulja e menjëhershme e temperaturave rrit dhe menjëherë shtimin e rasteve”, ka thënë ai në një intervistë në ABC neës.
Po ashtu, epidemiologu ka bërë me dije se efekti i vaksinës do të duket në vjeshtën e 2021 dhe gjatë dimrit të viti tjetër.
“Tashmë pritet që provat e terrenit të na tregojnë efektin e vaksinës, siç ishte dhe efekti i Pfizer në Izrael që është në fazën e katërt. Vjeshta dhe dimri i viti tjetër mund të jenë dhe normalizimi i situatës nga COVID pasi ne jemi në shkurt. I njëjti person duhet të marrë dozën e vaksinës nga e njëjta firmë, dhe jo nga firma të ndryshme, por duhet që persona të ndryshëm të vaksinohen me vaksina nga kompani të ndryshme”, është shprehur Alimehmeti.