Një kirurg plastik shumë joshës ka fituar në mënyrë jozyrtre titullin e “Mjekut me seksi në botë”. Është 28-vjeç, quhet Vasilije Vujoviç dhe është nga Beogradi. Për shkak të pamjes tepër joshëse, djali ka fituar shumë fansa në rrjetet sociale.
Ai është baba i një fëmije dhe e pranon se pamja dhe ana fizike i ka dhënë shpesh herë përparësi sa i takon marrëdhënies së tij me femrat, por edhe në punë, pasi pjesa më e madhe e atyre që operon janë gra dhe vajza.
Megjithatë, ai shprehet se shpesh ka edhe probleme në profesionin e tij, duke qenë se femrat fiksohen me të. “Më duhet që t’u rezistoj disa tundimeve”, – ka thënë mjeku.
“Fillimisht kam pasur vështirësi pasi duhej të mësohesha të vetëpërmbahesha nga provokimet. Nuk është më e rëndësishme se si duket një njeri. Më e rëndësishmja është që të kesh të ngulitur në kokë se çfarë duhet të bëjë një person si unë, veçanërisht në këtë profesion. Nuk më pëlqejnë femrat që janë agresive, por ato që janë të sjellshme. Dua që ato të jenë interesante, argëtuese dhe me sens humori”, – ka thënë ndër të tjera mjeku seksi.