Mjeku i Urgjencës së QSUT, Illir Allkja ka njoftuar se i është kërkuar të largohet nga puna.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt për faktin se ai denoncoi tre ditë më parë se mjekët e urgjencës po dërgohen të trajtojnë të dyshuarit me koronavirus pa mjetet e nevojshme mbrojtëse.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike e cila e ka dënuar atë që ajo e quan akt hakmarrës politik të kryeministrit Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka shkruar në Facebook, se mjeku është shkarkuar sepse “ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin”.
“Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”, shton Bardhi.
Në lidhje me shkarkimin e mjekut ende nuk ka një njoftim nga autoritetet e shëndetësisë.
Reagimi i Gazment Bardhit
Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkja është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.
Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.
Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.
Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve. /Opinion.al