Mjeku shqiptar anestezist dhe reanimator në Francë, Teni Kamberi, është shprehur se koronavirusi nuk është një virus i panjohur për mjeksinë pasi sipas tij para 10 vitesh, kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili ishte kafshuar nga një lakuriq nate.
Në një intervistë për “Abc-në e Mëngjesit”, mjeku është shprehur se e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit është karantinimi, ndërsa ka theksuar se ky lloj koronavirusi ishte më agresiv dhe se e ka kapur mjeksinë në mënyrë të papërgatitur.
Pjesë nga intervista:
-Ju keni një rast që është shumë interesant që para 10 vitetesh ju jeni ndeshur me një rast të Covid, a mund të ma shpjegoni se si ka mundësi që para 10 vitesh jeni ndeshur me një gjë të tillë.
-Ka qenë një pacient dhe kishte temperaturë të lartë. Ai vinte nga Arabia Saudite dhe ishte kafshuar nga një lakuriq dhe menjëherë dihej se mbartës ishin lakuriqët dhe matet nga virulenca.
-Ky person që e ka kaluar para 10 vitesh është sot i rrezikuar?
Jo nuk ma merr mendja pasi antitrupat janë krijuar.
-Pra një lloj ideje mund ta keni për koronavirusin, sepse deri më sot u shit sikur ishim përballë të panjohurës.
Koronavirusi njihet prej kohësh, por forma e fundit u tregua i rrezikshëm dhe virulent dhe na kapi në mënyrë të papritur./Opinion.al