Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku shpërthen në lot për kolegun që humbi jetën nga COVID: E dhimbshme…

2021/04/09 at 6:33 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjeku shpërthen në lot për kolegun që humbi jetën nga COVID: E dhimbshme…

Prej më shumë se një vit ne po luftojmë dhe jetojmë me këtë virus i cili po merr jetë njerëzish. Kjo sëmundje që ka paralizuar globin, ka shkatërruar ekonominë dhe ka ndikuar në jetën e gjithë secilit prej nesh na ka larguar nga njëri- tjetri po aq sa na ka larguar përgjithmonë edhe nga miqtë tanë.
Në gjithë botën për shkak të kësaj sëmundje janë ndarë nga jeta më shumë se 2 milionë e 820 mijë njerëz, ndërsa në vendin tonë rreth 2200 njerëz. Midis tyre kanë qenë edhe mjekë të cilët janë përballur që prej fillimit me këtë sëmundje, sakrifikuan jetën e tyre për t’iu shërbyer pacientëve.


Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është diskutuar për këta mjekë shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e Covidit. Të ftuar kanë qenë disa doktorë të cilët shprehen të prekur dhe të mërzitur për humbjen e këtyre mjekëve kaq të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe përgjegjësisë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Në studio ka qenë Prof. Agron Ylli, Shef Shërbimi i Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, mjeku endokrinolog, Florian Toti dhe doktor Sokol Isaraj i cili është një kirurg plastik Ata kanë kujtuar 3 miqtë e tyre mjek që kanë humbur jetën së fundmi në një moshë shumë të re. Bledi Nini, mjeku otorinolaringolog  u nda nga jeta më 25 Nëntor në 2020 në kulim e karrierës së tij në moshën 48-vjeçare. Ai u infektua gjatë punës së pa ndërprerë në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjeku kishte shkuar në Itali për kurim të specializuar, por përballja me virusin ishte e një luftë që nuk mundi ta fitonte, pavarësisht përpjekjeve maksimale të mjekëve.
Doktor Nini, njihej si një nga specialistët më të mirë në fushën e otorinolaringologjisë me mbi 20 vite eksperiencë.  Bledi Ninit do të mbahen mend gjatë, jo vetëm nga ata që u shërbeu, por nga të gjithë qytetarët vlonjatë, ku ai punoi për një kohë të gjatë, si dhe në Tiranë, ku shërbeu gjatë viteve të fundit.

Drini Dobi, mjek neurolog  u nda nga jeta më 9 Dhjetor të viti 2020 në moshën 51-vjeçare. Me një eksperiencë pune 25-vjeçare si mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,  ai besonte se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në procesin e menaxhimit të sëmundjes. Në dy vitet e fundit ai drejtonte Shërbimin Neurovaskular. Madje në ndër të tij edhe ky pavion tashmë mban emrin ‘Drini Dobi’.

Gerond Husi, mjek endokrinolog i cili humbi betejën me Covid-19 më 13 Mars të këtij viti i cili ishte jo vetëm një nga emrat më domethënës të endokrinologjisë në Shqipëri, por edhe një nga doktorët më të dashur për pacientët. Ndonëse luftoi me gjithë forcat e tij në një spital në Stamboll, nuk ia doli të fitojë betejën me virusin e pabesë që e rrëmbeu nga jeta në moshën 50-vjeçare. Ai ka lënë pas bashkëshorten, doktoreshë Matildën dhe djalin e tij Ergi. Doktor Husi dha një kontributi të çmuar si një nga themeluesit e parë të Shoqates Shqiptare të Endokrinologjise, promovues i të rejave shkencore dhe organizator i shkëlqyer i aktiviteteve të Shoqatës, madje në Tetor të 2020 , u zgjodh president i Shoqatës. Në këtë vit lufte, të pandemisë ndaj Covid-19, Doktor Geri ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit, natën dhe ditën, pa kursyer asgjë nga vetja…

Për këto 3 humbje, mjekët në studio kanë rrëfyer marrëdhënien që kishin me ta, si ishin si kolegë, mjekë dhe si miq e mbi të gjitha janë shprehur se janë humbje të pazëvendësueshme.

Kur në sfond ishte shfaqur mjekur Gerond Husi, kolegu dhe miku i tij Florian Toti u preku dhe i rrëshqitën lot në faqe. Ai shprehet se janë njohur që në vitin ’96 dhe për shumë vite kanë qëndruar bashkë në një zyrë, ku përveçse një koleg, ai e kishte dhe një mik shumë të mirë.

Rudina Magjistari: Shoh doktor Florianin që është i lotuar, ju e keni njohur personalisht, keni pasur një lidhje shumë të afërt me të apo jo?

Florian Toti: Në qoftë se me Drinin jemi njohur që në fakultet, në qofëse Bledin e kam njohur më vonë, me Gerin sikur jemi rritur bashkë. Kemi filluar specializimin bashkë në Endokrinologji në ’96-ën edhe nuk jemi ndarë. Për një periudhë të gjatë kohe kemi qenë në të njëjtën zyrë e të shikoj këto pamje sot për mua është e dhimbshme njëlloj si në datën 13 Mars kur morëm lajmin.

Geri luftoi fort, luftuan të gjithë si familje, ne të gjithë si miq, si shoqëri, por që siç thashë, ky virus i pabesë zgjidhka më të mirët për fat të keq. Do na mungojë të gjithëve. Me shaka ndonjëherë unë thoja që Geri është klonuar sepse ti e shikoje në kat të pestë, zbrisje, Geri ishte në urgjencë, ikje që aty, Gerin e shikoje tek ORL-ja. E kërkonin gjithkund, askujt nuk i thoshte jo gjithë ditën e gjithë natën. Është e vërtetë që si doktor Geri nuk vjen tjetër. /tvklan.al

Etiketa: covidkolegmjek


Ju sugjerojmë

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
Bota

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11 Gusht, 2025 10:45 pm
Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
Aktualitet

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

11 Gusht, 2025 10:14 pm
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Bota

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

11 Gusht, 2025 9:58 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Aktualitet

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

11 Gusht, 2025 9:12 pm
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Rajoni

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 Gusht, 2025 8:53 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Para
COVID-19/Organizoi festë për ditëlindjen,gjobitet kryeministrja norvegjeze

COVID-19/Organizoi festë për ditëlindjen,gjobitet kryeministrja norvegjeze

800 mijë euro drogë nga Shqipëria, arrestohet zyrtari i lartë maqedonas

800 mijë euro drogë nga Shqipëria, arrestohet zyrtari i lartë maqedonas

Kim: Reforma në drejtësi po ecën, edhe pse çunat e këqinj s’e duan

Kim: Reforma në drejtësi, i vetmi mjet për një të ardhme të sigurt
















TE FUNDIT

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë...

Lexo më shumë

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
11 Gusht, 2025

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë,...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
11 Gusht, 2025

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk...

Lexo më shumë

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com