Një mjek reanimator tek Infektivi është prekur nga koronavirusi. Sipas “News 24”, mjeku i është nënshtruar testit për koronavirus, prej ku ka rezultuar pozitiv.
Ndërkohë, të prekur me koronavirus janë edhe 6 mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.
Aktualisht në Shqipëri janë 51 persona të infektuar me koronavirus. Nga rastet e konfirmuara, Tirana ka 34 raste, Durrësi 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), Lushnja 2 raste, Elbasani 2 raste, Fieri 6 raste dhe Rrogozhina 2 raste.
Prej tyre 20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Për momentin janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. /Opinion.al