Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku nxjerr studimin: Imuniteti natyror mbron më shumë se 2 doza Pfizer

2021/08/26 at 3:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjeku nxjerr studimin: Imuniteti natyror mbron më shumë se 2 doza Pfizer

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, ka publikuar këtë të enjte një studim  i cili treegon se imuniteti natyror, mbron më shumë e më gjatë se imuniteti i përftuar nga injektimi i vaksinës.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku citon studimin e Universitetit të Tel-Avivit në Izrael, dhe thotë se konkluzionet e arritura ishin se në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i COVID.

Sipas studimit, individët e infektuar më parë dhe që morrën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.

Postimi i plotë:

“Vështro thellë brenda Natyrës dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë.”
Cit.: Albert Einstein

Natyra nuk na lë kurrë në baltë miqtë e mi, edhe kundër variantit Delta!

Edhe vaksina funksionon, por mbetet në vend të dytë sa herë garon kundër Natyrës.

Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës
Pfizer edhe ndaj variantit Delta!

Dhe kjo ndodhi!

Hulumtuesit e Universitetit të Tel-Avivit dhe të fondit të sigurimeve Maccabi Healthcare Services studiuan dhe krahasuan ndërmjet tyre efektivitetin kundër variantit Delta në:
673.676 persona të vaksinuar por të painfektuar më parë,
62.883 të infektuar më parë dhe të pavaksinuar, dhe
42.099 të vaksinuar e të infektuar më parë.

Efektet janë krejtësisht të pritshme por tani marrin edhe dimension numerik!
Rezultatet kur grupet futen në garë në të njëjtën kohë, pra kur infektimi natyror apo vaksinimi ka ndodhur në të njëjtën periudhë (janar-shkurt 2021):

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:
13.06 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 2a),

27.02 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 2b),
8.06 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S1).
Rezultatet kur nuk merret fare parasysh koha kur është kaluar infeksioni apo kur është marrë vaksina, që do të thotë se infektimi ka ndodhur shumë muaj më parë dhe niset në disavantazh me vaksinon:

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:
5.96 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 3a),
7.13 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 3b),
7.03 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S2).
Çfarë ndodh kur të infektuarit më parë e të pavaksinuar krahasohen me të infektuarit më parë dhe të vaksinuar?

Kur vaksinohen personat e infektuar më parë:
Risku i infektimit ulet në mënyrë statistikisht sinjifikante me 47% (tabela 4a).
Risku i infektimit simptomatik nuk ulet në mënyrë sinjifikante (p = 0.194) (tabela 4b).
Mbrojtja më e mirë nga imuniteti natyror që tregohet në këtë analizë mund të shpjegohet nga përgjigja imunitare më e gjerë kundër proteinave të SARS-CoV-2 në krahasim me përgjigjen e gjeneruar vetëm kundër proteinës spike që bën vaksina.

Konkluzionet e autorëve:
Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2.

Individët e infektuar më parë dhe që morrën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.
Post Scriptum:
Në asnjë nga grupet nuk u regjistrua asnjë vdekje e vetme!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Etiketa: alimehmeticovid-19iminiteti natyralPhizer

Ju sugjerojmë

“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
Bota

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

19 Gusht, 2025 8:43 pm
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 Gusht, 2025 8:22 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

19 Gusht, 2025 8:03 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt
Rajoni

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

19 Gusht, 2025 6:57 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

‘Çlirimi’ i pallatit pa leje, Rama publikon vendimin e gjykatësit: Skandaloz!

19 Gusht, 2025 6:43 pm
Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave

19 Gusht, 2025 6:18 pm
Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit
Bota

Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit

19 Gusht, 2025 6:00 pm
Para
Dhunoi 18-vjeçaren deri në vdekje, gjykata: I riu ka kryer 10 vepra penale

Dhunoi 18-vjeçaren deri në vdekje, gjykata: I riu ka kryer 10 vepra penale

Furgoni bie në greminë në Qafën e Muzinës, dyshohet për viktima

Furgoni bie në greminë në Qafën e Muzinës, dyshohet për viktima

Parakalime,shpejtësi e alkool,policia me dorë të hekurt në rrugët e vendit

Parakalime,shpejtësi e alkool,policia me dorë të hekurt në rrugët e vendit

TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
19 Gusht, 2025

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
19 Gusht, 2025

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u pyet në një konferencë për shtyp të martën në lidhje me një...

Lexo më shumë

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
19 Gusht, 2025

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të biseduar lidhur Ukrainën dhe hapat e ardhshëm, thanë të...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
19 Gusht, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com