Mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi” tha në studion e emisionit “Opinion”, se dhe ai vetë kishte kryer testin e koronavirusit, pas daljes pozitiv të njëri nga pacientët e shtruar në këtë spital.
Mezini tha se testi i tij kishte rezultuar negativ, ndërsa tha se tamponi merret në orofaringsm në hundë dhe në grykë e më pas anulohet.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, përse ai u nënshtrua në këtë test, Mezini tha.
“Doli rasti pozitiv, besoj bëhet fjalë për pacientin që është në intubim. Ky ka qenë një pacient i shtruar për sëmundje të brendshme dhe papritur gjendja u agravua dhe mendohet që është kontakti me të afërmin e tij”, tha Mezini/ Opinion.al.