Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku italian “shpiku” sëmundjen për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët

2016/07/15 at 11:15 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku italian “shpiku” sëmundjen për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët

Në vjeshtën e 1943, ushtarët gjermanë në Itali filluan të arrestojnë hebrenjtë italianë dhe ti deportojnë ata- 10.000 njerëz u dërguan në kampet e përqëndrimit gjatë okupacionit nazist dy vjeçar. Shumica prej tyre nuk u kthyen kurrë. Por në Romë, një grup doktorësh shpëtuan të paktën 20 hebrenj nga i njëjti fat, duke i diagnostikuar ata me Sindromën K, një sëmundje vdekjeprurëse.

Spitali 450 vjeçar “Fatebenefratelli”  shtrihet mbi një ishull të vogël në  mes të lumit Tiber të Romës, përmes “getos” së hebrenjve.

Kur nazistët bastisën zonën në  16 Tetor 1943,një grusht hebrenjsh vrapuan drejt spitalit katolik, ku iu dhanë me shpejtësi kartela që lexonin “Sindroma K”.

Sëmundja nuk ekzistonte në ndonjë tekst mjekësor apo tabelë mjeku . Në fakt, nuk ekzistonte fare. Ishte thjesht një kod i shpikur nga doktori dhe aktivisti anti-fashist Adriano Ossicini, për të ndihmuar ndarjen ndërmjet pacientëve realë dhe  atyre që ishin të shëndetshëm por të fshehur. (Disidentët politkë dhe një stacion radioje nëntokësor, revolucionar, ishin strehuar gjithashtu aty, nga regjimi fashist Italian.)

fatebenefratelli1

(Spitali Fatebennefratelli)

Sëmundja false ishte gjallërisht e imagjinuar: Dhomat që mbanin vuajtësit e “Sindromës K”  ishin përcaktuar si infektive dhe të rrezikshme- duke i bindur inspektorët nazistë për të mos u futur aty dhe fëmijët hebrenj ishin udhëzuar për tu kollitur, në imitim të tuberkulozit, sa herë që ushtarët kalonin përgjatë spitalit.

“Nazistët menduan se ishte kancer ose tuberkuloz dhe ata u zhdukën si minjtë”, i tha BBC në 2004, Vittorio Sacerdoti, një doktor hebre që punonte në spital me një emër të rremë. Një tjetër doktor që orkestroi gënjeshtrën e shpëtimit të jetëve ishte kirurgu Giovani Borromeo, i njohur më vonë nga organizata e përkujtimit të Holokaustit të Izraelit Yad Vashem si “Virtuozi ndër kombe”.

Në 21 Qershor, Spitali Fatebenefratelli u nderua si një “Shtëpi e jetës” nga Raoul Wallenber Foundation, një organizatë amerikane që i dedikohet nderimit të akteve heroike gjatë Holokaustit. Me këtë rast, 96 vjeçari Ossicini dha një intervistë për revistën italianë “La Stampa”  rreth “shpikjes” sëmundjes.

“Sindroma K u vendos mbi dokumentat e pacientëve për të treguar që njerëzit e sëmurë nuk ishin më të vërtetë sëmurë, por hebrenj. Ne i krijuam ato letra për njerëzit hebrenj sikur të ishin pacientë të zakonshëm dhe në momentin kur na duhej të thonim se nga cfarë crregullimi vuanin? Ishte Sindroma K, që nënkuptonte “Unë po pranoj një cifut”, sikur ai ose ajo të ishte i sëmurë, por ata ishin të gjithë të shëndetshëm”.

“Ideja për ta quajtur Sindroma K, si Kesserling apo Kappler, ishte e imja”.

Albert Kesserling ishte komandanti gjerman që mbikqyrte zaptimin e Romës. Herbet Kappler u instalua si shefi i policisë së qytetit dhe më vonë do të organizonte masakrën Ardeatine, një vrasje masive e hebrenjve italianë dhe të burgosurve politikë në 1944.

“Leksioni i eksperiencës ishte se ne duhet të veprojmë jo për hir të interesave personale, por për hir të parimeve”, tha Ossicini. “Cdo gjë tjetër është një turp.”

Llogaritë se sa shumë hebrenj italianë u shpëtuan nga Fatebenefratelli variojnë nga dhjetra në qindra, por dëshmitë e të mbijetuarve, të mbledhura nga Yad Vashem konfirmojnë se të paktën, jo pak jetë u shpëtuan pas 16 Tetorit. Familje të ndryshme me fëmijë të vegjël u strehuan aty përgjatë dimrit, derisa forcat gjermane  u mblodhën përgjatë spitalit, sërish në Maj 1944. Një pjesmarrës në ceremoninë Wallenberg, 83 vjecari Luciana Tedesco, u fsheh I sigurt në spital si një fëmijë i vogël gjatë bastisjes së fundit.

Komuniteti hebre i italisë është një nga më të vjetrit në Europë dhe sindroma K është një nga anekdotat e italianëve të zakonshëm që flasin për veprime të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë.

Marrë nga qz.com

Përktheu: Alteo HYSI

Ju sugjerojmë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
Para
Mick Jagger bëhet baba në moshën 72 vjeçare

Mick Jagger bëhet baba në moshën 72 vjeçare

Fjalët e fundit të franko-tunizianit që masakroi njerëzit në Nisë

Fjalët e fundit të franko-tunizianit që masakroi njerëzit në Nisë

Fotoja që po bën xhiron e botës, një kukull pranë viktimës

Zbulohet emri i atentatorit të masakrës në Nisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com