Aktualitet

Mjeku i “Geovax”: Maska në ambjentet e hapura nuk ndihmon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 10/10/20 |
Opi Nion

Mjeku Arban Domi, i cili drejton një department pranë kompanisë së prodhimit të vaksinave “Geovax” ka folur për sjelljet e koronavirusit dhe efektin mbrojtës të maskës.

Gjatë një interviste në abcnews, mjeku ka thënë se maska mbron të tjerët dhe jo vetveten, ndërsa është shprehur edhe mbi vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për të mbajtur maskat në ambjente të hapura.

Ai shprehet se maska në ambjentet e jashtme nuk jep ndonjë avantazh.

“Problemi i koronavirusit ka kaluar cakun e vendimeve shkencore. Në të gjithë botën është kaluar nga vendimet shkencore në ato politike. Në rastin konkret për maskat, ka një limit mbrojtjeje. Të gjithë e dimë që maska në rastin më të mirë mbron tjetrin dhe jo vetveten.

Është pozitive qoftë edhe kur e ul 30%  rrezikshmërinë. Sa i përket mbajtjes së maskës në ambientet e hapura nuk ka asnjë bazë shkencore.

Gjithsecili vendos për veten e vet. Maska në ambientet e jashtme nuk jep ndonjë avantazh. Që në fillim të pandemisë nuk kam qenë kurrë që maska të jetë shpëtimi i koronavirusit, në ambientet e brendshme edhe mund ta kuptoj, por kontradikta qëndron në ambientet e jashtme.

Virusi nëse qarkullon, qarkullon kur ushqehesh por edhe kur nuk ushqehesh. Në momentin që e heq maskën kur ushqehesh është e njëjta gjë. Nga ana ime profesionale është e palogjikshme.

Nga ana profesionale e përsëris që maska në ambientet e hapura as nuk ndihmon dhe as nuk përkeqëson situatën. Në ambientet e mbyllura ndihmon 30-40% dhe kjo duhet t’i lihet përgjegjësisë së gjithsecilit.

Unë maskën nuk e mbaj, përveç rasteve kur jam në kontakte të afërt. Në momentin kur jam larg njerëzve nuk e mbaj. Po flas si profesionist me njohuritë e mia relativ edhe si qytetar, imponimi i maskës në ambientet e hapura nuk ka vlerë”, tha Domi.

Pas