Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku i Danimarkës: Eriksen kishte vdekur, nuk di se si e kthyem në jetë

2021/06/13 at 6:28 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjeku i Danimarkës: Eriksen kishte vdekur, nuk di se si e kthyem në jetë

“Christian kishte ikur, ai ishte praktikisht i vdekur … Ai ishte në arrest kardiak. Nuk e di se si e kthyem përsëri në jetë, gjithçka ndodhi kaq shpejt. Unë nuk jam kardiolog, nuk mund të hyj në detaje, prandaj ka specialistë, ekspertë të kësaj fushe”. Ishin këto fjalët e Morten Boesen, drejtori mjekësor i skuadrës së Danimarkës, gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Federata pas arrestit kardiak të futbollistit Eriksen në fushë.

“Ne ende nuk kemi një shpjegim pse i ndodhi kjo Eriksen, në këtë moment nuk di si të përgjigjem”, vijoi ai ndërsa pohoi se kanë qenë katër psikologë që kanë asistuar djemtë e ekipit përgjatë gjithë natës në hotel, për shkak të tronditjes së thellë që ata kishin pësuar.

Ndërkohë drejtuesi i Shoqatës Daneze të Futbollit, Peter Moeller, sqaroi vendimin e kthimit në fushë dhe vazhdimin e lojës.

“Skuadra nuk u detyrua për asgjë. Ishte një vendim i vështirë, ne zgjodhëm ta merrnim atë dhe të vazhdonim ndeshjen. Vendimi për të vazhduar u mor nga drejtuesit. Askush nuk mund t’i fajësojë lojtarët, unë nuk ndjeva ndonjë presion nga  Uefa, megjithatë, nuk jam i sigurt se loja ishte gjëja e duhur. Në të ardhmen duhet të shohim, sepse të gjithë e duam futbollin, por sigurisht që nuk është gjëja më e rëndësishme në botë”, u shpreh ai.

Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës, tha në një konferencë shtypi se vendimi për të vijuar ndeshjen ndoshta nuk qe i duhuri.

“Unë mendoj se ishte gabim që i vendosëm lojtarët tanë përpara mundësisë për të vazhduar lojën ose për të ndaluar përgjithmonë. Ata ishin në kushte stresi të madh, ata nuk ishin në dijeni të gjendjes së shokut të tyre të skuadrës – shton ai -. Unë kam ndjesinë se nuk duhet të kishim luajtur. Por unë mendoj kështu tani. Ishte e vështirë të marrësh një vendim në atë moment. Unë jam krenar për ekipin tim. Dje kemi patur prova se si shpirti i ekipit, solidariteti dhe dashuria janë në bazë të futbollit. Sinjali që vinte nga fusha dhe nga tribunat ishte shumë i fortë”, u shpreh ai.

Federata Daneze e Futbollit në një tuit njoftoi se gjendja e futbollistit është tashmë e qëndrueshme.

“Këtë mëngjes biseduam me Christian Eriksen, ai i dërgoi falënderimet e tij për të gjithë ekipin. Gjendja e tij është e qëndrueshme, ai mbetet në spital për analiza të mëtejshme”, shkroi Federata./Opinion.al

Etiketa: Eriksen

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

5 Korrik, 2025 4:28 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
Aktualitet

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

5 Korrik, 2025 3:25 pm
Para
U gëlltit nga balena, peshkatari shpëton dhe del pasi gjitari kollitet

U gëlltit nga balena, peshkatari shpëton dhe del pasi gjitari kollitet

Marrëveshja 5G me Shqipërinë, Blinken-Ramës: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Marrëveshja 5G me Shqipërinë, Blinken-Ramës: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Shkurtimi i listave nga KQZ, PD: Vendim i paligjshëm, do ta ankimojmë

Shkuan me vonesë, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj mbeten pa votuar

TE FUNDIT

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
5 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve të para,...

Lexo më shumë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
5 Korrik, 2025

Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu. Ky fakt...

Lexo më shumë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e...

Lexo më shumë

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
5 Korrik, 2025

Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com