Bota

Mjeku grek: Delta është një epidemi e re, ndërpritet vetëm me mbyllje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 15/08/21 |
Opi Nion

Mjeku grek në SHBA George Pavlakis tha gjatë një interviste se transmetueshmëria e lartë e mutacionit Delta ndalet vetëm me një mbyllje, në momentin që shifrat do jenë shumë të larta.

“Mutacioni Delta duhet të konsiderohet një virus i ri. Transmetohet menjëherë, përmes ajrit. Ndalon vetëm me një mbyllje kur ka kaq shumë raste në komunitet. Sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë “, tha Pavlakis.

Ai sqaroi, duke folur për SKAI, se një bllokim 2-3 javor do të ndërpriste transmetimin e virusit si me “thikë”.

Në të njëjtën kohë, ai bëri një apel të fundit për të gjithë, që të respektojnë masat.

“Delta nuk po bën shaka. Është një epidemi e re, transmetohet shpejt dhe kthehet në një sëmundje më serioze që fatkeqësisht prek edhe fëmijët”, vuri në dukje ai./Opinion.al

 

 

Pas