Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku e la pa pastruar qytetarin pas dy operacionesh:Ku kupton nga qelbi ti derzi

2022/05/24 at 10:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjeku e la pa pastruar qytetarin pas dy operacionesh:Ku kupton nga qelbi ti derzi

Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacienti, i cili është operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, por në përfundim ka rrezikuar jetën.


Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi na tregoi për operacionin e apandesitit dhe më pas për atë të tëmthit.

“Burri im kishte dhimbje të forta dhe atje ishte doktori Nikolla Nunka. E mori, e vizitoi, i ka bërë një eko dhe një analizë dhe ka thënë që duhet të hyjë në operacion urgjent sepse gjendja është shumë e rëndë. Apandesiti ishte për të pëlcitur. E shtroi dhe brenda dy orësh e futi për operacion. Pas 7 ditësh kemi dalë nga spitali dhe kemi udhëtuar për në shtëpi. Për dy ditë kemi ardhur përsëri në urgjencë për të njëjtat dhimbje, të njëjtat simptoma që kishte ditën e parë. Gjejmë sërish të njëjtin doktor që ishte ditën e parë, Nikolla Nunka”, tha bashkëshortja.

Pas operimit të parë pacienti është rikthyer në Spitalin e Korçës dhe i është nënshtruar operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, është përkeqësuar.

“E vizitoi përsëri dhe tha se ky ka tëmth. Domethënë urgjent duhet të hiqte tëmthin sepse ka gur në të dhe infeksion. E mori, e shtroi, e operoi dhe përsëri vazhdoi kjo puna e doktorit për 8 ditë. Burri nuk u përmirësua fare. Një ditë para se ta nxirrnim nga salla e operacionit i bëmë përsëri një eko. Ata e morën dhe i thanë që nuk kishte asgjë. E nxorrën në pavijon, atje e mjekuan për 3 ditë dhe pastaj i kanë hequr drenin. Ai rridhte gjak të turbullt. U përkeqësua më shumë nga ditët e tjera. Vjen doktori i dytë që ishte bashkëpunëtor me të, Stefi. E pa dhe tha që duhet t’i shkoni nga mbrapa se është e rënduar. I bëmë eko, ai tha se këtij i ka mbledhur gjaku brenda. Ky përsëri do dalësh tha se nuk ka asgjë. I thashë se në shtëpi në këtë gjendje nuk të çoj se ishte më keq. Dua ta çoj në Tiranë i thashë. Ti ta dërgosh në Tiranë tha, por unë nuk ta thashë se ky ka sëmundje të keqe”, u shpreh bashkëshortja.

Më pas Besnikun e sjellin në Tiranë, ku operohet për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba, falë të cilit sot është mirë.

“Pas shumë përpjekjesh që jemi nisur nga Korça, doktori na siguroi një ambulancë për në Spitalin Ushtarak ku atje do na priste një doktor tjetër. Doktori që na raportoi për atje, ai nuk ishte fare. Djel një djalë i ri, i Urgjencës, nuk e mbajmë dot se ky nuk është gjëkundi. I them që nuk kam çfarë të bëj. Do ta futim tha ai djali. Ishin shumë të mirë. Për gjysmë ore del doktori nga operacioni, doktori Myftar Torba. Ia bën të tëra nga e para, skaner, analiza. Tha për dy tre orë do hyjë në operim dhe tha se gjendja e tij nuk është fare e mirë. Thashë në rregull doktor. U operua dhe nga operacioni doli që kishte shumë gjëra të papastruara që këtej. Nga tëmthi, thjesht ia kishte hequr dhe i kishte lënë çdo gjë brenda dhe ishte situata shumë e vështirë. Kemi ndenjur 7 ditë atje. Falë zotit është mirë, por është i gjymtuar. Do të thotë është invalid. Do të thotë që puna që u bë këtu mua më shkatërroi jetën”, tha gruaja.

Sipas bashkëshortes së Besnikut, i shoqi është operuar 3 herë për 37 ditë.

“Brenda 1 muaji e 7 ditësh është operuar 3 herë. Dy herë nga doktori i Korçës dhe një herë e pastroi ai i Tiranës. Ai bëri punën më të mirë që lanë këta”, tha ajo.

Por gazetarët e “Stop” nuk mund ta linin me kaq dhe kërkuan ballafaqim me doktorët që kryen operacionet e Besnikut.

Qytetarja: Si jeni?

Kirurgu Nikolla Nunka: Hë moj, si është Besniku?

Qytetarja: Për momentin është mirë, për momentin. Nga operacioni, që bëri atje.

Kirurgu Nikolla Nunka: Ne prandaj e çuam për të operuar.

Gazetari: Ai doktori na tha, që ia kishe lënë të gjitha brenda ato, qelbin e këto gjërat.

Kirurgu Nikolla Nunka: Nuk kam qenë vetëm në atë operacion, kam qenë bashkë me atë, që kam shef unë, vemi e sqarohemi atje tashi.

Gazetari: Si ka mundësi, që ia le qelbin brenda, mo burrë?

Kirurgu Nikolla Nunka: Po ku kupton nga qelbi ti, o derzi, s’kupton!

Gazetari: Desh e vdiqe tjetrin.

Kirurgu Nikolla Nunka: Unë desh e vdiqa? Si s’ke turp ti, ore?!

Gazetari: Mirë, që e mori ai përsipër, se do kishte vdek ai.

Doktor Stefi: Operacioni shkoi mirë, ne kemi shumë dëshmitarë. Operacioni kaloi shumë mirë. U hoq tëmthi, u bë njëra-tjetra. Ndërlikimet janë të tjera, ç’mund të ndodhë. Ndërlikimet janë, që qoftë atje një sasi gjaku mund të infektohet, mund të organizohet themi ne. Në qoftë se kemi ndonjë kusur dhe është bërë pa dashur, do na falësh, por problemi është kur gjërat bëhen me qëllim të keq.

Qytetarja: Po është njeri! Si pa dashje?!

Doktor Stefi: Ne kemi operuar shumë njerëz dhe kemi marrë shumë falenderime.

Qytetarja: Po u masakrua dy herë për një muaj more, dy herë.

Doktor Stefi: Më kuptoni dhe mua! Ia them si vëlla, më kuptoni dhe mua, që edhe njëherë po të kthehem kam bërë maksimumin, që mund të bëj. Atë ditë, si të them, edhe pas roje, i lodhur i rraskapitur edhe më tha mua “do ta bëjmë”. Kam sakrifikuar atë ditë, se do ikja në shtëpi. Ai ka patur një problem me mpiksjen e gjakut, sepse edhe gjaku, që dilte nga dreni, sidomos kur e bëri gjilpërën e hollimit të gjakut, se duhet bërë, se është në protokoll, edhe nga dreni nuk dilte gjak me kuavola.

Gazetari: Ai ka bërë gabim dhe nuk duhet të jetë në këtë spital. Ne shyqyr, që na doli një doktor i mirë atje.

Doktor Stefi: Po kemi mungesë mjekësh, bre djalë! Këta kanë dalë në pension. Kemi mungesë mjekësh në staf.

Qytetarja: Merrni një kasap më mirë, do t’ju bëjë punë më shumë një kasap!/Tv Klan



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Bashkëshorti avokat pagoi për ta vrarë, çfarë tregonte gruaja e Alban Bengasit

Bashkëshorti avokat pagoi për ta vrarë, çfarë tregonte gruaja e Alban Bengasit

Horoskopi, 2 korrik 2019

Horoskopi, 25 maj 2022

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Parashikimi i motit, 25 maj 2022
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com