Mjeku Dalip Gjoka i cili u bë personazh gjatë vitit që lamë pas, vazhdon të thotë se është i dashuruar me Bleonën dhe se ajo e ka kontaktuar. Ai ka thënë për gazetën Panorama se Bleona e ka marrë në telefon për t’i uruar Vitin e Ri, por jo vetëm kaq.
“Bleona më tha se ende është e lënduar nga ndarja me ish-burrin, Ganiun, dhe nuk është gati për një lidhje të re, ndaj më kërkoi që të mos e bëj më zhurmë për të respektuar privatësinë e saj,”thotë Gjoka.
Ai shton se i ka kërkuar një kafe Bleonës, por ajo i ka thënë se nuk mundet.
“Jam gati që për Bleonën të bëj edhe një fluturim për SHBA, për ta takuar atje”, thotë Dalipi.
Sipas tij, nga komunikimi, Bleona i ishte dukur e ëmbël.
Gjoka shton se e shoqja e tij e priti me qetësi këtë telefonatë.