-U tha në Opinion

Mjekja: Gjatë pandemisë kemi kryer më shumë operacione estetike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:45 - 24/11/20 |
el ida

Covid ka prekur ekonominë jo vetëm në pikëpamje të tkurrjes ekonomike, por edhe në mënyrën se si disa biznese po përshtaten me kushtet e reja.

Kirurgia estetike pranë Spitalit Amerikan, Rezarta Kapaj tha në studion e emisionit “Opinion” se gjatë pandemisë ndërhyrjet estetike, ndryshe nga sa mund të mendohej pësuan rritje.

Ajo tha, se kryesisht ka patur interes në ndërhyrjet në fytyrë, por edhe në operacionit e zmadhimit të gjoksit.

“Gjatë kohës së pandemisë kur ishim shumë të mbyllur kemi zhvilluar shumë videocall nga pacientë që ishin të gatshëm të vinin për ndërhyrje. Në këtë mënyrë, kur erdhi hapja ne i kishim pacientët të rreshtuar, të gatshëm për ndërhyrje kirurgjikale .  Pati një bum shumë të madh, sepse menduam që njerëzit do kishin frikë të vinin në spitale, por nuk ndodhi kjo. Të gjithë njerëzit që flisnin përmes komunikmkimit online, kishin më shumë mundësi për ta parë veten në kamera”, tha Kapaj.

E pyetur se cilat ishin operacionet që u shtuan më shumë, mjekja tha: “Ndërhyrjet e fytyrës, hunda, prekja e mollëzave, rinimet. Gjithashtu janë shtuar shumë edhe operacionet e zmadhimit të gjoksit, edhe në botë”./Opinion.al

 

Pas