Bota

Mjekët të shqetësuar, Mbretëresha Elizabeth nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 08/09/22 |
Opi Nion

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur këtë të enjte nga Pallati Buckingham, i cili bëri me dije se mjekët e Mbretëreshës kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”-tha në një deklaratë Buckingham Palace.

Sipas mediave britanike janë njoftuar të gjithë miqtë e afërt të mbretëreshës.

“Lartësia e tyre mbretërore Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall kanë udhëtuar për në Balmoral,” tha Buckingham Palace, duke shtuar se Princi William po shkon gjithashtu në Balmoral nga shtëpia e tij në Windsor./Opinion.al

 

Pas