Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdes shtatzëna/ Mjekët e kuptuan pas 7 orësh se i ka plasur shpretka. Ministria i mbron

2016/09/16 at 2:56 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdes shtatzëna/ Mjekët e kuptuan pas 7 orësh se i ka plasur shpretka. Ministria i mbron

Një grua që ishte në muajin e 9 të shtatzanisë ka ndërruar jetë në maternitet pasi është sorollatur spital më spital nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme e deri në orën 05:30 të ditës së sotme. Pas denoncimit të familjarëve për mjekim të pakujdeshëm, kanë nisur edhe hetimet policore në lidhje me këtë rast të rëndë që ndodh në spitalet tona. Bashkë me nënën vdiq në bark edhe fëmija që pritej të lindte. Aida Çajka ka lënë dy fëmijë të mitur, jetimë.


Rreth mesditës së sotme ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Ajo në një deklaratë të hollësisme për mediat, përshkruan gjithë kartelen e pacientes dhe thotë se i është dhënë mjekimi i duhur. Por Ministria e Shëndetësisë nuk arrin të shpjegojë se pse nuk u përcaktua diagnoza në kohë. Siç thuhet në njoftim është konstatuar pas 7 orësh se gruas shtatzënë i kishte plasur shpretka.

Ja deklarata e plotë e MSH:

Pacientja A. Ç., e datëlindjes 28/07/1981, lindur në Kukës dhe banuese në Bathore, Tiranë, shtatzënia e tretë, është paraqitur në SUOGJ “Koço Gliozheni” rreth orës 22:30 minuta të datës 15/09/2016.

Pacientja paraqiti ankesa për vështirësi në frymëmarrje, cianozë periorale dhe dhimbje në regjionin perikardiak.

Në Repartin e Pranimit të Shërbimit të Obstetrikës të këtij spitali, është ekzaminuar nga mjekët e rojës në abdomen, pasi gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, e cila rezultoi me RZF (Rrahjet e Zemrës Fetale) prezente, uterus të qetë, pa kontraksione, paraqitje oblik­cefalik në palpacion, pa hemorragji të dukshme.

Në këto kushte, pacientja dërgohet me autoambulancë nën asistencë të personelit mjekësor rreth orës 23:15 minuta në Urgjencën e QSUT “Nënë Tereza”, dhe pas mbërritjes është vizituar nga mjeku kardiolog.

Më tej, nisur nga dispnea, cianoza dhe dhimbja prekordiale që paraqiste pacientja, rreth orës 01:45 minuta dërgohet me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor të shërbimit të Urgjencës në SU “Shefqet Ndroqi”.

Pacientja u paraqit në SU “Shefqet Ndroqi” rreth orës 02:00 të datës 16/09/2016. Aty konstatohet një rënie e kuadrit të gjakut, grafi pulmonare normale dhe u dyshua për hemorragji të brendshme pa burim të përcaktuar.

Për këtë arsye, pacientja rikthehet në SUOGJ “Koço Gliozheni” në orën 04:00 të datës 16/09/2016, e shoqëruar me personel mjekësor me oksigjen dhe në perfuzion me dopaminë, ku shtrohet me diagnozën: “Gravidancë 41­-42 javë oblik­cefalik, feto­morto in utero, abdomen akut”.

Qysh në shtrim, përshkruhet gjendje e rëndë, e zbehtë, me djersë, puls të dobët takikardik 120/min, TA (Tension Arterial) 83/40 mm të shtyllës së zhivës.

Në këto kushte, transferohet menjëherë në reanimacion, ku fillohet reanimimi dhe monitorimi.

Vazhdoi trajtimi i pacientes me gjak, dopaminë, adrenalinë dhe O2 nazal dhe kortizonik.

Në kushtet e gjendjes së rënduar të pacientes, u thirr konsultë e zgjeruar, dhe me gjithë vazhdimin e reanimimit, gjendja e pacientes vazhdoi të rëndohet, me puls periferik, me shenjat tipike të gjendjes së shock-­ut.

Në këtë situatë, konsulta vendosi që pacientja të futet në sallën operatore me diagnozën: “Abdomen Akut”, me dyshim për hemorragji të brendshme.

Në orën 05:00 pacientja e fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2 500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur).

U nxor fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale.

Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 05: 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë.

Me gjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë.

Kështu, të gjitha lëvizjet e pacientes janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor dhe shoqëruar me dokumentacionin mjekësor përkatës.

Autoambulanca SUGJ “Koço Gliozheni”– QSUT: TR 3516 L Autoambulanca QSUT– SU “Shefqet Ndroqi”: TR 9438 K Autoambulanca SU “Shefqet Ndroqi” – SUGJ “Koço Gliozheni”: TR 9604 K.

Etiketa: gruamshvdekje


Ju sugjerojmë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
Bota

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 12:17 pm
Para
Video/ Ja kush i shoqëron Getin dhe Marinën në Maldive

Video/ Ja kush i shoqëron Getin dhe Marinën në Maldive

Ledion Liço nxjerr sekretet e shtëpisë: Ja çfarë më ndalon Sara!

Ledion Liço nxjerr sekretet e shtëpisë: Ja çfarë më ndalon Sara!

Video/ Vrau bashkëmoshatarin, Muçllari i heshtur, por i qeshur në gjykatë

Video/ Vrau bashkëmoshatarin, Muçllari i heshtur, por i qeshur në gjykatë
















TE FUNDIT

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
27 Qershor, 2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më...

Lexo më shumë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
27 Qershor, 2026

Një skenë kaosi u regjistrua në Parlamentin e Gjeorgjisë më 26 qershor, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}