Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjedisi, viktimë e heshtur e luftës në Ukrainë

2024/08/31 at 1:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjedisi, viktimë e heshtur e luftës në Ukrainë

Janë pamje, që bënë xhiron e botës. Më 6 qershor 2023 pati shpërthime në digën Kakhovka në Ukrainën juglindore. Pak më vonë diga shembet. Masat e ujit mbulojnë me shpejtësi marramendëse zonën përreth. Ata marrin me vete vendbanime të tëra. Dhjetëra mijëra njerëz preken dhe numri i saktë i vdekjeve mbetet i paqarte ende sot.


Sipas informacioneve të Ukrainës rreth 600 tonë naftë rrodhën nga impiantet e dëmtuara industriale. Kimikatet nga fabrikat e shkatërruara ndotën rëndë ujin, tokën, ekosistemet dhe tokën bujqësore, thonë ekspertët e Kombeve të Bashkuara. Lufta nuk është vetëm një katastrofë njerëzore, por edhe ekologjike.

Hedhja në erë e digës Kakhovka mund të bëhet tani objekt i një procesi ndoshta pioner kundër Rusisë. Autoritetet ukrainase aktualisht po mbledhin prova për ta dërguar Rusinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë në një proces për krime lufte.

Këtu është fjala edhe për shkatërrimin e mjedisit përmes veprimeve luftarake. Ukraina akuzon Rusinë se ka shkaktuar shpërthimin, por Rusia e mohon atë.

“Mjedisi nuk duhet të mbetet më, një viktimë e heshtur e luftës”, thotë ministri ukrainas për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore Ruslan Strilets në një intervistë për DW.

Shpërthimi i digës dhe përmbytjet janë vetëm një prej shumë krimeve mjedisore, që po hetohen aktualisht nga autoritetet ukrainase, të cilat mund të bëhen pjesë e akuzave kundër Rusisë. Autoriteti mjedisor ukrainas vlerëson se dëmi nga lufta në pyje, tokë, ajër dhe ujë, i shkaktuar nga pushtimi rus, në mbi 5000 raste është mbi 57 miliardë euro.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin shpreson të finalizojë kornizën e aktakuzës deri në fund të vitit. “Shkalla e kontaminimit dhe e dëmtimit në shumë zona vetëm mund të hamendësohet, sepse mbledhja e të dhënave është jashtëzakonisht e vështirë”, thotë Oleksii Vasyliuk, kreu i organizatës mjedisore ukrainase Nature Conservation Group.

Megjithatë organizata joqeveritare ukrainase Ecoaction ka mundur të marrë mostra dheu në disa zona. Analiza e tokës në rajonin e luftimeve në Donbas tregoi se e gjithë toka është e ndotur me metale të rënda shumë toksike si rezultat i luftimeve. Në disa raste vlerat e merkurit, vanadiumit dhe kadmiumit ishin mbi njëqindfishin e nivelit të zakonshëm. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht toksike në përqendrime të larta, sepse ato grumbullohen në trup dhe shpesh nuk mund të shpërbëhen. Vasyliuk thotë se dëmtimi i ajrit, ujit dhe tokës do të vazhdojë të ndihet për dekada pas përfundimit të luftës.

Ministri i Mjedisit Strilets kërkon që Rusia të mbajë përgjegjësi. Përveç kësaj ata duan të krijojnë një precedent dhe të zhvillojnë procedurat e përshtatshme ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim që lufta në kurriz të mjedisit të mos mbetet e pandëshkuar në të ardhmen. Por procedura do te zgjaste shumë vite, nëse do të pranohet nga ICC, thotë Aaron Dumont. Ai hulumton çështjet mjedisore në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Ruhr në Bochum. Për Ukrainën do të bëhet fjalë edhe për të drejtën e pagesës së reparacioneve nga Rusia.

Kombet e Bashkuara e përkufizojnë shkatërrimin e mjedisit si një krim lufte vetëm, nëse është në disproporcion me avantazhin ushtarak të shkaktarit dhe sjell dëme rënda, të përmasave të mëdha dhe afatgjata për popullatën.

Kryeprokurori i ICC Karim Khan njoftoi në shkurt, se krimet kundër mjedisit do të ndiqen penalisht dhe do të jenë më shumë në fokus në të ardhmen. Deri më sot asnjë vend apo person nuk është dënuar për shkatërrimin mjedisor si krim lufte. Kjo edhe për shkak të përkufizimit të paqartë në të drejtën ndërkombëtare, thotë Aaron Dumont. “Duhet të vërtetohet, që pas 10 vjetësh të jetë i matshëm shkatërrimi i mjedisit, që vjen nga këto granatime apo një formë e caktuar lufte”, thotë Dumont. Në të kaluarën ka qenë shumë e vështirë, që kjo të vërtetohej.

Si shembull ai përmend një rast nga viti 1991. Gjatë Luftës së Gjirit midis Kuvajtit dhe Irakut trupat irakiane gjatë tërheqjes i vunë zjarrin mbi 700 fushave kuvajtiane të naftës, duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore në të gjithë rajonin. Çdo njeri normal do të thoshte se ky është një krim lufte kundër mjedisit, thotë Dumont. “Por në vitet 1990 ishte shumë e vështirë për gjeologët, që të demonstronin, se pasojat e këtyre zjarreve mund të maten edhe dhjetë vjet më vonë. Kjo thjesht nuk ishte metodologjikisht e mundur.”

Sot është ndryshe. Falë imazheve satelitore dhe metodave më të avancuara shkencore, Dumont beson se shanset për sukses në një proces gjyqësor kundër Rusisë janë në disa raste shumë premtuese.

Duke përfshirë edhe hedhjen në erë të digës Kakhovka. Nëse do të kishte një vendim gjykate, ky do të ishte një moment historik. Megjithatë nuk është e sigurtë, se çfarë efekti do të kishte dënimi. Rusia nuk është anëtare e Statutit të Romës, bazës së traktatit të ICC-së dhe nuk i njeh vendimet e ICC-së.

Dumont tërheq vemendjen në një tjetër pikë. “Ne e dimë nga hulumtimet, se është shumë e rëndësishme për të prekurit, që këto krime të njihen. Këta janë për shembull fermerët apo njerëz të tjerë në rajon, që janë të varur nga natyra. Ata duan, që edhe shqetësimet e tyre të jenë pjesë e këtij procesi”.



Ju sugjerojmë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Para
Mallakastër/ Asgjësohen 2 parcela me kanabis, në kërkim autorët

Mallakastër/ Asgjësohen 2 parcela me kanabis, në kërkim autorët

KFOR-i rrit praninë në urën mbi lumin Ibër

KFOR-i rrit praninë në urën mbi lumin Ibër

Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin

Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron pezullimin e platformës "X"
















TE FUNDIT

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com