Aktivisti i shoqërisë civile Arbër Cepani ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj fenomeneve të ndryshme. Këtë herë ka qenë një gomar i shtrirë në zonën e Piramidës ajo që ka tërhequr vëmendjen e tij, foton e të cilit e shpërndau me ndjekësit në Facebook.
Gomari i shtrirë në të ftohtë, i lagur dhe me sy që kërkonin ndihmë, siç duket është endur në zonën e Kryeministrisë për tre ditë me radhë. I shoqëruar nga një vullnetare që kujdeset për kafshët në nevojë, Arbri tentoi të transportojë gomarin drejt një veterineri.
Falë këmbënguljes së vullnetarëve, tani gomari u transferua në Arbanë, ku personat përgjegjës do të përkujdesen derisa të shërohet. /shqiptarja.com/