Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitt Romney: Do të votoj pro shkarkimit të Presidentit Trump

2020/02/05 at 8:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mitt Romney: Do të votoj pro shkarkimit të Presidentit Trump

Një nga senatorët republikanë, Mitt Romney, deklaroi se do të votojë pro akuzave të ngritura ndaj zotit Trump me qëllim shkarkimin e tij ndërsa momenti i votimit përfundimtar në gjyqin kundër Presidentit po afron.

Deri përpara kësaj deklarate, asnjë prej 53 senatorëve repuplikanë nuk kishte dhënë ndonjë sinjal se do të votonte kundër Presidentit Trump, për shkarkimin e të cilit nevojiten votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit me 100 vende. Por edhe pas deklaratës së zotit Romney shanset për ta shkarkuar zotin Trump duken të pakta dhe pritet që shumica republikane që e kontrollon Senatin ta shpallë presidentin të pafajshëm nga akuzat e ngritura prej demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve të Kongresit.

Anëtarët e Senatit do të mblidhen për votim të mërkurën pasdite, pas një procesi gjyqësor dy-javor.

Asnjë nga 47 demokratët nuk ka dhënë shenja se do të votojë në një linjë me republikanët për ta liruar presidentin nga akuzat.

Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi situatën e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhduar duke e cilësuar si “gjueti shtrigash”, e duke theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

Akuza për abuzim me detyrën ka të bëjë me nxitjen e autoriteteve në Kiev që të nisin hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden, në mënyrë që të fillonte dërgimi i një ndihmë ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën.

Presidenti Trump akuzohet gjithashtu se ka penguar hetimet që po kryente Kongresi rreth marrëdhënieve të tij me Ukrainën duke mos i lejuar zyrtarët e administratës së tij që të dorëzonin dokumente e dëshmi për komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Administrata, zyrtarët kryesorë të saj dhe republikanët e Senatit po fshehin të vërtetën“, tha senatori Chuck Schumer. “Akuzat janë jashtëzakonisht të rënda. Ndërhyrja në zgjedhje, shantazhimi i një vend të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet tona, këto cënojnë thelbin e demokracisë sonë“, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, i cili luajtiu rol kyç në zhvillimin e një procesi të shkurtuar gjykimi, duke mos lejuar thirrjen e dëshmitarëve, tha se akuzat ndaj presidentit Trump “nuk përbëjnë aspak një çështje që mund të çonte në largimin e parë nga detyra të një presidenti në historinë amerikane”./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Zbardhet takimi Rama-Pompeo

Zbardhet takimi Rama-Pompeo

Dy akuzat/ Senati voton kundër shkarkimit të Trump

Dy akuzat/ Senati voton kundër shkarkimit të Trump

Kush ishin bandat më të rrezikshme në Shqipëri, kokat drejtuese

Kush ishin bandat më të rrezikshme në Shqipëri, kokat drejtuese

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com