Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të premten se qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që mund të bëjë njeriu” për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga përmbytjet, teksa e ka parë nga afër shkatërrimin në Karditsa.
“E kuptoj zemërimin”, ka thënë Mitsokatis, duke iu referuar kritikave që qeveria ka dështuar që t’i parashikojë përmbytjet dhe të përgjigjet më shpejt.
Ai ka thënë se prioritet është shpëtimi i të gjithë atyre që janë në rrezik, sidomos atyre që jetojnë në fshatra, të cilat janë përmbytur nga uji që disa ditë.
Pronarët e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara duhet të marrin ndihmë sa më shpejt që është e mundshme, ka thënë mes tjerash kryeministri grek.
“Ne do t’i gjejmë paratë, qofshin të shtetit apo fonde evropiane”.
Një stuhi e fuqishme e ka goditur qendrën e Greqisë këtë javë, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm.