Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet prej disa kohësh në Izrael, duke konfirmuar informacionet që kanë qarkulluar që nga pasditja e së dielës.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Mitsotakis do të zhvillojë një takim në Jeruzalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu .
Mitsotakis kishte njoftuar që nga mbledhja e kabinetit të mërkurën e kaluar se do të bënte udhëtimin që nuk e bëri atë ditë për arsye sigurie.
Sipas mediave greke, kryeministri do të kthehet në Athinë sot pasdite.