Kryesore

Mitsotakis: Nuk mbështesim negociatat me Shqipërinë nëse qeveria…


               Publikuar në : 15:19 - 08/09/19 |
Al Do

Greqia nuk do të mbështesë çeljen e negociatave me Shqipërinë nëse nuk ndryshon qasjen ndaj minoritetit grek, ka thënë sot kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se ajo duhet të ndryshojë qasjen. Aq sa provokon, për sa kohë që përdor taktika të papranueshme kundër pakicës Greke, duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE” tha Mitsotakis.

Këtë deklaratë kryeministri i Greqisë e bëri gjatë Panairit Ndërkombëtar të Selanikut ku preku të gjitha fushat e qeverisjes së tij.

Qëndrimin antagonist ndaj negociatave me Shqipërinë, Mitsotakis e ka shprehur edhe gjatë fushtatës zgjedhore ku theksonte se nëse Shqipëria nuk përmirësonte trajtimin ndaj minoritetit grek atëhrë nuk do të mbështeste negociatat.

Kjo deklaratë e shefit të qeverisë greke vjen kur duhen edhe 40 ditë nga mbledhja e Këshillit Europian për të vendosur mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë. /Opinion.al

Pas