Aktualitet

Mitsotakis nga Himara: Do të përmbush të drejtat e minoritetit, mësimit në gjuhën greke



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 22/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ndodhet në Himarë ku është pritur me entuziazëm dhe flamuj grekë nga minoriteti grek.

Në fjalën e mbajtur para tyre Mitsotakis ka shprehur mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe iu ka premtuar minoritetit grek mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek.

Ai gjithashtu tha se do të përmbushë të drejtën e mësimit të gjuhës greke të fëmijëve të minoritetet dhe të drejtat e pronësisë.

“Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takim e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës  ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore.  Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”-është shprehur Mitsotakis.

 

Pas