Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve.
Mitsotakis u pyet lidhur me çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që është në paraburgim që prej mesit të majit për shit-blerje votash.
Para mediave kryeministri grek Kreu i qeverisë greke deklaroi para mediave se do të diskutojë me kryeministrin shqiptar për Fredi Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.
“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis./Opinion.al