Më poshtë vijon fjala e plotë e Presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç e mbajtur me 9 shtator 2018 para qytetarëve në sheshin ‘Car Llazar’ në veri të Mitrovicës.
Faleminderit që edhe përkundër fushatave të shumta kundër, keni ardhur në një numër kaq të madh këtu në Mitrovicë të Kosovës. Por shumë më tepër se kaq, faleminderit që po ruani dhe mbroni ekzistencën serbe në Kosovë dhe Metohi, ju faleminderit që këmbëngulni, ju faleminderit që shikoni nga e ardhmja. E ardhmja jonë dhe e Serbisë. Por edhe të domosdoshmërisë të jetës sonë të përbashkët me shqiptarët, sepse pa këtë nuk do të ekzistonte as ajo e nesërmja jonë.
Kam ardhur shumë herë në Kosovë dhe Metohi. Pothuajse përherë kam përzgjedhur momentet kur ju, që jetoni këtu, nuk e kishit të lehtë, e kishit madje shumë më të vështirë sesa ne në Beograd, Kragujavac, Nish. Dhe nuk e di kur ka qenë më e vështirë, 1998, 1999, 2000, 2004, 2008 apo sot, por kam konsideruar përherë si detyrë timen që, t’u tregoj juve, aq pak sa mundem, se jam me ju dhe se e kuptoj se çfarë mundimesh dhe hallesh kaloni çdo ditë. Sot si Presidenti i Serbisë kam përgjegjsi më të madhe sesa më parë.
Si President i Republikës kam marrë besimin më të madh të popullit tonë bash këtu në Kosovë dhe Metohi. Kjo më detyron më shumë se të gjithë njerëzit e tjerë që të luftoj për të gjithë ju, për të gjithë Serbinë, për çdo serb që jeton këtu.
Erdha në Kosovë dhe dy ditët që kaluan kam dëgjuar njerëzit tanë. Të vërtetën mbi jetën e tyre të vështirë, të panjohurën që i vret dhe besimin se Serbia e tyre, Serbia e jonë, do t’i ndihmojë. Është detyra ime të them se, të dashur miq, do të jem me ju në të mirë dhe në të keq. Por, kam ardhur edhe t’ju them të vërtetën mbi pozitën tonë të vështirë. Dhe këtë do ta bëj në të njejtën mënyrë siç njoftohet e vërteta.
Sy më sy dhe ballë për ballë.
Dhe nuk e di sesa do të më dëgjoni, nuk e di sesa Serbia do të më dëgjojë, por të hesht nuk mundem, dhe as guxoj, dhe aq më pak nuk guxoj të gënjej, t’i ik përgjegjësisë, dhe të bëj si i paditur, i painformuar apo budalla, sikurse kemi bërë në të kaluarën disa herë.
Populli më ka ofruar besimin, dhe mandati ma kërkon që të bëj atë që e ka pas përshkruar që në kohën e tij, Valldika Nikollaj Velimiroviç që thotë: Nëse më duhet të mbroj veten duhet të hesht. Nëse më duhet të mbroj të vërtetën duhet të flas.
Për këtë unë do të filloj nga ajo pjesa më e vështirë. Nga gjithçka që kemi besuar, gjithçka që kemi pas ëndërruar, nga iluzionet e mëdha që kemi patur për veten dhe për të tjerët, iluzioni se jemi më të fuqishmit, të shumtë në numër, dhe pothuajse të përjetshëm. Se të tjerët janë të dobët, budallenj dhe më të paaftë sesa ne.
Dhe para pothuajse tridhjetë vitesh, jo shumë larg prej këtu, njëqind mijë njerëz, dhe Sllobodan Millosheviçi atëherë ishte mjaft i madh që të mbledhë njerëz në këtë numër, në Gazimestan, priti fundin e fjalës së tij të dëgjuar apo të padëgjuar, varet nga kush e dëgjon dhe e interpreton, a e kujtoni si? (Shënim: Në fund të fjalës së tij Millosheviçi në Gazimestan në vitin 1989 tha: „Askush më nuk guxon t’u vrasë“. Shën. im)
Këndonin. Dhe këndonin në kor të gjithë, të gjithë ata qindra mijëra, këndonin me besimin dhe bindjen, këndonin me entuziazëm dhe krenarë, atë këngën e njohur“ Ko to kazhe, ko to llazhe, Serbia je malla“ (Kush po thotë e kush po gënjen se Serbia është e vogël).
Tri luftëra përmenden në këtë këngë. E më vonë patëm edhe një tjetër. Jo për fajin tonë, por jo ekskluzivisht për fajin e të tjerëve. Zyrtarisht dhe jo zyrtarisht ndihmuam vëllezërit tanë, serbët u vranë për Kninin, për Sarajevë për Prishtinën.
Në Knin sot valvitet „shahovnica“ (shahovnica, fushë shahu, është fjala për flamurin kroat me fushën e shahut bardh e zi. Shën. im) e cila atje nuk ka pas qenë kurrë, në Sarajevë numri i serbëve është pesëdhjetë herë më i vogël sesa atëherë kur ishte, në Prishtinë jetojnë gjithsejt disa serbë. Jo disa mijëra, por vetëm disa njerëz.
Nuk jemi më as në Fushë Kosovë ku shumë gjëra filluan. (e ka fjalën për mitingun e famshëm të Millosheviçit në vitin 1989 në Fushë Kosovë. Shën. im).
Dhe kjo jo sepse kroatët, muslimanët apo shqiptarët ishin më të fortë apo më trima sesa ne, por për shkak se ne nuk e patëm kuptuar pozitën e Serbisë dhe botës, për atë se nuk e kuptuam se nuk jemi vetëm ne në këtë botë dhe se pa botën nuk është e mundur të bësh asgjë. Pë atë në nënëvlerësuam të gjithë të tjerët dhe nuk arritëm të bëjmë llogari. Për atë që përherë shihnim dhe dëgjonim vetëm vetveten ndërsa të tjerët nuk na interesonin. Nuk ishim në mirëkuptim me realitetin.
Millosheviçi ishte lider i madh serb, synimet e të cilit ishin gjithsesi më të mirat, por rezultatet ishin shumë të këqija. Jo sepse ai e deshi këtë, por sepse dëshirat nuk ishin reale, ndërsa interesat dhe synimet e popujve të tjerë i anashkaluam dhe i nënvlerësuam.
Dhe për këtë paguam çmimin më të lartë dhe më të rëndë.
Nuk u bëmë më të mëdhenj. Ose thënë më mirë, nuk u bëmë më të mëdhenj në atë mënyrë që e kishin menduar disa. Sot, pa derdhur asnjë pikë gjak, të askujt, jemi të tillë.
Për këtë sot, pas shumë vitesh, Serbia punon, dhe nuk vritet me askend. Për këtë Serbia sot investon te jeta, dhe nuk hapërdahet andej këndej. Për këtë fëmijët tanë rriten, nuk i ushqejmë pas mbarimit të bombardimeve. Sepse jemi mbështëtur te dija, puna dhe jo te pushkët.
Sepse nuk i kemi më sytë në shpatulla, siç thoshte i madhi Bora Pekoç, dhe puthim tokën e fëmijëve tanë, dhe jo të paraardhësve tanë, dhe nderin e kemi jo prej andej nga vimë, por atje ku duam të shkojmë.
Për këtë edhe kemi vendin tonë në botë. Përditë e më tepër jemi më dinjitozë dhe më të respektuar. Edhe në Bruksel, edhe në Pekin, edhe Paris, në Uashington. Dhe natyrisht edhe në Moskë. Dhe i falenderoj miqtë nga Rusia që kanë qenë politikisht afër Serbisë edhe në kohën kur të tjerët nuk ishin.
Dhe bash për këtë, për shkak të politikës tonë më të përgjegjëshme, mundemi të zgjedhim me qartësi rrugën tonë drejt së ardhmes, në Europë, apo, guxojmë dhe mundemi, me zë të lartë të themi se nuk dëshirojmë të antarsohemi në NATO, sepse duam ta ruajmë me xhelozi pavarësinë tonë, neutralitetin tonë ushtarak, por edhe kujtimin për humbjet e popullit tonë në vitin 1999.
Dhe në fund edhe për atë dhe më së shumti për atë, që flasim të vërtetën dhe atë që duam, por po ashtu edhe për atë që nuk e duam dhe nuk do ta duam kurrë.
Kjo e vërtetë nuk është përherë e përshtatshme dhe e ëmbël për veshët.
Ndoshta për këtë edhe kaq gjatë nuk deshëm të dëgjojmë. Ata që vetëm kur e përmendnin paguanin çmim të lartë pikërisht për këtë.
I shpallur prej shumë vetave si tradhëtar, i ndjeri Aleksandër Tijaniç kur na kujtonte në vitin 2003, se ne flasim sikur jetojmë në Kosovë dhe për Kosovën, për në Kosovë askush nuk dëshiron të jetojë.
Dhe na kujtonte se, gjatë udhëheqjes dhjetëvjeçarë të Millosheviçit, vetëm diçka më shumë se njëmijë familje u kthyen në Kosovë. Në një kohë që disa qindra mijëra u larguan prej atje.
Kjo është e vërteta, siç është e vërtëtë edhe se ata, të cilët sot bërtasin sesi shqiptarët do t’i dëbojnë matanë Bjeshkëve të Namuna, të cilët nëpër kafenetë e Beogradit i bien borive për një luftë të re, por pa fëmijët e tyre, sepse ka kohë që fëmijët e tyre i kanë dërguar mjaft larg, ata të cilët kërcënojnë me anatemim çdo ide të marrëveshjes, epo ata nuk do të vinë këtu. Vini re, heshtin më zë të lartë kur duhet të flasin për kufijtë e sotëm të Serbisë, bash për fatkin se punojnë për interesoin e disa vendeve të tjera dhe jo për vendin e tyre. Jetonin në begati, të zhytur në kolltukët e tyre të rehatshëm, duke pështyrë të gjithë që kishin për të thënë dhe bërë diçka serioze, por, për të ardhmen e tyre, as për Kosovën, as që duan të lidhen. Ju miq të dashur jeni dhe ju dëshironi.
Nuk duan të vinë këtu para jush dhe t’u shohin në sy, dhe nuk duan ta pranojnë se këtu afër, në Prishtinë, serbët nuk janë më në pushtet.
Hashim Thaçi quhet ai njeri atje. Po, po, është shqiptar. Dhe mua as që më do, por as unë nuk e dua atë, por sikurse Stefan Nemanjës, themeluesit të shtetit serb, iu desh të shkonte para Manol Komnentit me lak në fyt, me duar bosh, pikërisht për shkak të Serbisë, a thua nuk mundem unë, pa lak në fyt, pikërisht për atë Serbi, edhe para Thaçit edhe para kujdo tjetër. Edhe para Mogerinit, edhe Merkelit, Makronit dhe Putinit. Dhe sikurse e shihni edhe guxoj edhe mundem.
Mund tu them të paktën, për këtë vend, tu them të gjithëve se nuk keni për të na poshtëruar dhe se kompromis është ai në të cilin që të gjithë fitojnë, sëpaku nga pak, por askush nuk merr gjithçka.
Dhe mund ta bëj, dhe dua ta bëj, edhe me mijëra herë nëse duhet, për çfarëdo çmimi, ndoshta edhe me çmimin e urrjetjes së përgjithshme, drejt meje, dhe të gjithë të më quajnë, qoftë tradhëtar, qoftë shovinist serbomadh, dhe nesër të më pushkatojnë, për atë që në ndryshim nga ata, unë e di mirë dallimin ndërmjet patriotizmit të salloneve dhe patriotizimit të vërtetë. Dhe është i vërteti vetëm ai në të cilin je i gatshëm të sakrifikosh gjithçka, ndoshta edhe të tanishmen tënde, për hir të së ardhmes së vendit tënd dhe fëmijëve të tij.
Dhe ky është çmimi që dëshiroj të paguaj. Përherë dhe kudo, madje edhe këtu para jush. Kjo sepse, për mua ekzistojnë dy gjëra të cilat nuk kam për t’i bërë kurrë, me siguri.
Nuk kam për të punuar kundër vendit tim.
Puna ime nuk janë mitet, as ëndërrat, as shajnitë, as vizionet e kota të Kosovës pa shqiptarët, ose të Kosovës pa serbët.
Puna ime është realiteti. Ajo që është, këtu dhe tani, në këtë Kosovë, në këtë Serbi, dhe jo në ndonjëfarë Serbie qiellore. Ne kemi rënë nga ky qiell. Ramë dhe thyem brinjët. Kokat i kemi me gjak, duart e thyera me fraktura, dhe nuk kam se kë të dërgoj atje lart, në qiell, për më shumë se rënia, për të gjithë ne ishte lumturi e vërtetë. Sepse njerëzit në përgjithësi nuk kthehen nga qielli.
Qëndrojnë atje lart që ne të mos i shohim kurrë dhe ata, në Serbi të mos kthehen më kurrë.
Të gjithë ata që janë sot për ne aq të nevojshëm. Të rritemi, të ndërtojmë, të zhvillohemi. Që ne të jemi në një masë të mjaftueshme që të mbijetojmë.
Por nuk jemi aq shumë miq të dashur, ky është realiteti. Nuk jemi, nuk lindim mjaftueshëm, vdesim më shumë se duhet, braktisim qytetet, fshatrat në po atë mënyrë sa të tjerët braktisën Kosovën.
Keni mbetur vëtem ju, më të fortët dhe më trimat. Mos harroni se ne në vitin 1991, duke folur me përqindje kemi qenë tri herë më shumë sesa jemi sot në Kosovë e Metohi.
Për këtë unë flas për realitetin. Për këtë nuk këndoj këngë luftarake, nuk do tu nxis, nuk do tu premtoj armë dhe municione, megjithëse është e qartë se akujt nuk kemi për t’ia lejuar që armët dhe municionet t’i përdorë kundër jush.
Prandaj u dëshiroj që të jeni të gjallë. Dëshirojmë fëmijë serbë, shkolla për ta, tekste mësimore, çerdhe fëmijëjh. Dëshiroj që të keni punësim mjaftushëm që të dëshironi këto fëmijë. Dëshiroj maternitete, kënde lojrash për fëmijë, rrugë, fabrika, dëshiroj me një fjalë që të keni arsye përse të qëndroni këtu.
Jo në qiell, por këtu. Por në qiell, epo hajde të zhvillohemi mjaftueshëm, të përparojmë dhe atje lart, të dërgojmë satelitë, dhe jo njerëz. Jo prej nesh.
Ju jeni njerëz dhe njerëzit janë për atë që të qëndrojnë në tokën e tyre. Të ecin mbi të. Ta punojnë atë. Të lindin në të. Të jenë të sigurtë, të mbrojtur, të punësuar. Dhe unë nuk kam detyrë më të madhe, nuk kam detyrim më të madh, as detyrë më të shenjtë, vetëm ju pikërisht për këtë t’ju siguroj.
Jetë në tokën tuaj. Punësim në tokën tuaj. Siguri në tokën tuaj.
Dhe është piëkrisht kjo që bëj. Gjithçka që kërkoj, kërkoj këtë. Sepse kjo është pikërisht masa e duhur që pengon poshtërimin. E njerëzve dhe të popujve. Shteteve dhe të çdo njeriu në të.
Por përsëri, ne nuk kemi se ku, dhe duhet që në të gjithë këtë të gjejmë pikërisht këtë masë të paqes, dinjiteti dhe sigurisë, pa të cilat njeriu thjesht nuk mund të jetë njeri.
Për këtë, kur ju thonë se unë dua të ndryshoj kufijtë, ju gënjejnë, sepse ku janë kufijtë sot? Ne mendojmë për një, shqiptarët, më të shumtë në numër dhe më të fortë në Kosovë, mendojnë ndryshe. Një pjesë e botës mendon një, pjesa tjetër mendon tjetër. Në realitet unë dëshiroj të ndryshoj të drejtat tuaja. Situata nuk është e njejtë si ajo para 30 apo 50 viteve. Të fitoj për ju të gjitha ato të drejta që ju takojnë, dhe të cilat janë pjesë e asaj që quhet botë e civilizuar.
Dhe dua të drejtën tuaj për jetë. Dhe të drejtën tuaj për punë. Dhe të drejtën tuaj për liri. Për siguri. Për lëvizje të lirë, mësim, mjekim.
Dhe nëse për këto të drjta do të duhet të bëjmë kompromise, edhe ne edhe shqiptarët, sepse pa këtë nuk ka paqe, përherë kam për ta bërë. Vetëm se ju lutem mos e emërtoni këtë me emër të gabuar.
Mos dëgjoni qaravitjet mbi thyerjen e unitetit serb, sepse ai është thyer tashmë prej më shumë se gjashtë shekujsh. Ju në Beograd, mos i frikësoni njerëzit me luftëra, sepse askush nuk dëshiron të luftojë. Ju gjithsesi jo që jo. Fëmijët tuaj i keni sistemuar në Londër në Nju Jork, larg prej Serbisë, dhe nga Graçanica, dhe nga Mitrovica.
Mos u qaravitni për humbjen e Kosovës, sepse atë jo vetëm që as e keni patur ndonjëherë, por as shumë prej jush as që kanë qenë këtu. Mos flisni se nuk e jepni, kur e keni dhënë prej kohësh, madje kur këtë nuk ua ka kërkuar askush. Mos na pengoni të marrim diçka, ju që ofroni haptazi, ose që tashmë keni dhënë gjithçka.
Oh, po jua e them menjëherë, për shkak të atyretë javëve dhe muajve genjështrash të përsëritura sesi dikush na qenka i gatshëm që deri për Vit të Ri të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse para jush u them të gjithëve se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe se kjo aq që i bie ndokujt ndermend.
Ne, serbët, kur fitojmë e bëjmë këtë, herë me krenari e herë duke respektuar të mundurit, por kur humbasim dhe kur jemi të mundur, ne dhe politika jonë, këtë nuk mundemi as ta pranojmë dhe as të kuptojmë se çfarë ka ndryshuar.
Serbia luftoi në vitin 1999 kundër NATO-s me ndershmëri dhe trimëri. Dhe humbi siç humbi 610 vjet më parë. Mbetëm pa territore të rëndësishme, serbët braktisën vatrat e tyre, duke mos dashur të jetonin nën pushtetin shqiptar. Kur e humbisni luftën, për këtë paguhet një çmim. I lartë, më i larti i mundshëm.
Por ne serbët, edhe sot bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëjmë sikur nuk jemi vetëm ne, me budallallëqet tona dhe nënë presionin e botës pernëdimore, morëm pjesë të shfaqjen e fajit tonë dhe për konfliktin në Kosovë e Metohi.
A jemi pikërisht ne, apo dikush tjetër që dorëzuam ish Presidentin e Serbisë, mes të tjerash, edhe për shkak të gjoja politikës tonë kriminale në Kosovë e Metohi, a jemi ne që dorëzuam gjeneralët tanë të ushtrisë dhe të policisë në Gjykatën e Hagës, edhe Ojdaniçin, edhe Vladimir Llazareviçin edhe Nobojsha Pavkoviçin e Sreten Llukiçin.
A jemi ne apo nuk jemi ne?
Më e keqja e të gjithave është fakti se të gjithë ata që i kanë bërë këto gjëra edhe sot e kësaj dite na mbajnë leksione dhe predikime patriotizmi.
Bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë as atëherë kur në vitin 2008, për hir të së vërtetës edhe në sajë të paaaftësisë tonë, u shpall pavarësia e Kosovës të cilën e njohën njëqind vende të botës.
Ndodhi edhe 2009-a, që ne veten tonë e hodhëm jashtë nga formati në të cilin kishim shanse, nga OKB-ja, dhe kjo vetëm për faktin se disa menduan që vetes së tyre, në këtë mënyrë, t’i sigurojnë jetën dhe mbijetesën në pushtet. A mendoni ju serbë se nuk paguhet çmim për këtë se sot ne mund të themi, kjo nuk vlen, për atë kërkesën e turpshme që i patëm dërguar Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë mbi vlerësimin e legalitetit të shpalljes së pavarësisë kosovare?
Morëm përgjigjen më të keqe të mundshme për Serbinë dhe për juve në Kosovë dhe në Metohi, sepse kishim në pushtet ministrat më fodullë dhe më të papërgjegjshëm në historinë tonë. Për këtë edhe paguhet çmim i lartë.
A mendoni ju se kufijtë që kemi vendosur me pikat doganore jo larg prej këtu në Jarinjë dhe në Brnjak mund të eleminohen lehtë? Nuk ka eleminim të lehtë të pikëkalimit. Askund dhe kurrë. Në këto kushte, të shohim nëse mund të kemi një zgjidhje që për ne të mos jetë poshtëruese, që janë edhe qëllimet tona në orientimet e veprimtarisë tonë në muajt dhe vitet në vijim.
A duam marrëveshje me shqiptarët apo zgjatje të agonisë në të cilën gjithsesi humbasim gjithçka?
Është çështje kohe, për një vit, pesë apo dhjetë. A thua kemi ndonjëfarë shansi këtu në Kosova pa ndonjëfarë marrëveshje me shqiptarët? A kanë serbët në Jug të lumit Ibër, madje edhe sikur serbët në Veri ta kenë një ndonjëfarë shansi të tillë?
Ashtu sikurse ju, serbët e mij të dashur nga Metohija, Lipjani, Shterpca edhe sot jeni frikësuar kur keni kaluar mespërmes vendeve të banuara nga shqiptarët për të ardhur në Mtrovicë? Sa herë në ditë pyesni vetveten a janë të sigurtë fëmijët tuaj teksa shkojnë në shkollë apo në dyqan? A duhet pleqtë tuaj si dikur të sulmohen vetëm sepse kanë folur ndonjë fjalë në gjuhën e gabuar? Pikërisht për këtë, si President i Serbisë nuk kam dahsur ta fus kokën në rërë si struci, por kam dashur dhe dua të luftoj për ju dhe të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj.
A ka ndonjëfarë plan zgjidhje në Bruksel?
Nuk kemi, dhe as që jemi afër saj. Por, për herë të parë, më duket se e dimë mirë se duhet të bisedojmë së paku të përpiqemi që t’i rregullojmë marrëdhëniet tona. Dhe unë e di se ekzistojnë me mijëra nga ata që thonë „aha shko atje poshtë“, dhe kjo „poshtë“ për ata është Kosova, dhe nuk na tha asgjë të re.
Sikur është e mundur të thuash diçka të re për Kosovën. Sikur të gjitha historitë të mos jenë treguar qëkuri. Por, e reja këtu është se unë këtu nuk dëshiroj të shaj shqiptarët, nuk do të shaj madje as ata të cilët, duke qëlluar kundër serbëve, ua krijuan atyre shtetin, por dëshiroj të shoh sesi nëpërmjet veprave të mund të krijojmë një të nesërme më të mirë për serbët në Kosovë e Metohi.
Para të gjithave na duhet të ndryshojmë vetveten. Të ruajmë gjuhën dhe kulturën tonë gjithandej ku jetojnë serbët. Gjermanët, edhe në momentet më të vështira, kur kishin humbur gjithçka, mbijetuan te Gëtja, Shileri, vellëzërit Grim, në fuqinë e kulturës së tyre dhe shpirtit të tyre. Ne serbët kemi gjuhën dhe alfabetin tonë, edhe Teslën dhe Pupinin, edhe Andriçin edhe Selimoviçin, Pekiçin edhe Çosiçin. Kemi Vlladeta Jerotiçin, i cili që në vitin 1987 pyeste, a thua mendojmë ndonjëherë ne serbët për fajin tonë të shkaktuar nga moskuptimi jonë. A e pyesim veten sesi shqiptarët, dikur, pothuajse të gjithë, flisnin serbisht, ndërsa ne mundësinë e mësimit të gjuhës shqipe e kemi hedhur tej me përbuzje? Shqiptarët sot po sillen sikurse silleshin serbët dikur, sepse fodullëku i tyre i sotëm ua lejon që gjuha serbe t’u interesojë gjithnjë e më pak. Për këtë, në shumë sfera, janë gjithnjë e më pak të sukesshëm. Ne nuk e mësuam kurrë këtë leksion.
Cila është në fakt ideja ime dhe e juaja për nesër? Për të nesërmen e Serbisë dhe të serbëve?
Ideja është që të ruajmë popullin tonë. Ideja është të ruajmë paqen dhe të përpiqemi, sëpaku të përpiqemi, të vendosim ura besimi me shqiptarët, të synojmë për nga marrëveshja madje edhe atëherë kur e dimë se kjo është e pamundur, sepse gjithçka tjetër na çon në në humnerë dhe në katastrofë.
Dua dhe dëshiroj të besoj se pas shekujsh lufte dhe konfliktesh mundemi të kemi shekuj dinjiteti, racionaliteti dhe, pas pesëdhjetë vitesh, përse jo, edhe marrëdhënie miqësore me shqiptarët.
Për këtë i jam mirënjohës Europës dhe botës që e kuptojnë rëndësinë e raporteve tona që e kuptojnë rëndësinë e bisedimeve tona. Ne sot duam të jemi pjesë e Europës, shqiptarët duan të fitojnë liberalizimin e vizave, si njëra palë ashtue dhe tjetra duam jetë më të mirë për qytetarët tanë.
Por, deri te një jetë e tillë më e mirë nuk ka rrugë të shkurtër, as për ne as për ata, jo rrugë nëpër varret e atyre tjerëve. Duhet dhe do të duhet të jetojmë sëbashku edhe njëri pranë tjetrit.
Për këtë do të bisedojmë dhe do të dialogojmë, deri në pamundësi, nëse është e nevojshme. Dhe pikërisht për këtë kam ardhur në Kosovë tu them juve se dikush, në të ardhmen, do të jetë i detyruar të arrijë kompromis me shqiptarët.
Përrallat për atë sesi, në disa rrethana të tjera botërore, ne t’ua kthejmë atyre borxhin, atë çfarë ata na kanë bërë ne, dhe se ai moment sa nuk ka ardhur, janë përralla për fëmijë të vegjël. Të treguara tashmë dhe me fund tragjik. Bash si edhe përrallat e tyre se do ta marrin hak ndaj serbëve, apo edhe se serbët vetvetiu do të zhduken.
Dhe nuk ka për të patur këtu as zgjidhje të lehta dhe as të thjeshta. As për ata dhe as për ne. Por do të ketë jetë, do të ketë fëmijë. Edhe tanët edhe të atyret, që do të dëshirojnë të mbeten këtu dhe jo në agun e moshës së pjekurisë të kapin trenin e parë për të shkuar në Zvicër, Austri apo Gjermani.
Pra, zgjidhja nuk duhet në horizonit, por i lutem Zotit, që sëpaku në dhjetë apo njëzet vitet e ardhshme të jetë. Gjithçka tjetër, do të thoshte fund për ekzistencën tonë në Kosovë dhe Metohi.
Kam ardhur tu them se ajo që do të bëjmë dhe do ta bëjmë patjetër dhe çfarë i sjell ajo që do të bëjmë popullit tonë në Kosovë. Kemi ardhur me një plan gjithëpërfshirës investimesh për dhjetë komunat serbe në Kosovë dhe Metohi, që të përparojmë ekonominë dhe standartin e jetës së popullit tonë. Këtë askush nuk mund të na e ndalojë, dhe pas dekadash të tëra rënie Serbia ka filluar të forcohet ekonomikisht, ekonomia serbe është ekonomia që po rritet më shpejt se kushdo tjetër në Ballkan në këtë vit, investime të huaja kemi bindshëm më shumë se të gjithë të tjerët marrë sëbashku, borxhi publik i Serbisë po zvoglohet dramatikisht.
Për të tretin vit me radhe kemi suficit në buxhet. Jemi të gatshëm që juve që jetoni në Kosovë e Metohi tu ndohmojmë më shumë se më parë. Serbia, jo për paga, por vetëm për shtesën kosovare, për të papunët në sektporin publik në Kosovë e Metohi, në shëndetsi, në arsim në institucionet sociale, ndan çdo vit 71 miljonë euro. Jemi të gatshëm që këtë shifër ta rritim, inmvestimet në spitale, kopshte fëmijësh, shkolla por edhe në mënyrë domethënëse të rritim investimet në ekonomi. Në Trepçe, Lola fot, në Gazivodë, por mbi të gjitha, jemi të gatshëm të subvencionojmë ardhjen e kompanive nga Serbia qendrore të gatshëm për të investuar në punë edhe në Jug edhe në Veri të Lumit Ibër. Kjo do të thotë më shumë punë më shumë siguri për ju dhe për fëmijët tuaj.
Dhe këtu nuk ka kurrfarë kufijsh mitikë. Dëshiroj që ata në të cilët jetojnë njerëz që kanë të gjitha të drejtat që u përkasin. Dëshiroj ata për të cilët askush nuk do të jetë i poshtëruar, dhe mbi të gjitha jo Serbia.
Dëshirojmë kompromis, nuk duam diktat. Duam të dëgjojmë gjithçka, por edhe neve të na dëgjojnë. Dëshiroj në fund, por para të gjithave, që ju të jetoni këtu, dhe ju të jeni më shumë dhe kjo të jetë e juaja.
Por, miq të dashur, në të gjithë këtë, u them edhe njëherë, nuk do t’ju gënjej.
Rruga drejt kësaj nuk është as e lehtë dhe as e shpejtë. Dhe do të na duhet që të heqim dorë nga shumë gjëra, shumë gjëra do të na duhet të sakrifikojmë, do të na duhet të punojmë shumë. Që të arrijmë deri te qëllimi jonë.
Dhe dua që ta dini, se unë e di se çfarë do të kërkoj nga ju. Ju, që jeni këtu, tashmë keni përballuar gjithçka, keni humbur gjithçka, dhe keni sakrifikuar gjithçka. Për Serbinë dhe për ne.
Dhe jeni përsëri të nevojshëm për neve. Për të gjithë. Serbinë. Edhe për një përpjekje tjetër, edhe për një udhëtim tjetër. Udhëtimin drejt së ardhmes. Dhe qëndrimin në vatrat tuaja.
Ka vetëm një rrugë para nesh. Ajo që ecën përpara, ajo drejt së ardhmes, jo times, por së ardhmes të fëmijëve tuaj.
Asaj i’a kam nënështuar të tanishmen time. Asaj do t’ia nënështroj çdo ditë të së ardhmes.
Dhe kam bindjen se kur të kalojë e gjitha kjo, nëse më dënojnë, më mallkojnë, kur të fiken zjarret, se sëpaku do ta dini se çfarë kam bërë dhe përse e kam bërë.
Për Serbinë, për atdheun, për juve, për jetën.
Dhe çdo fëmijë, që lind dot këtu, çdo njeri që fiton një punësim, çdo shkollë e re, spital, do të jetë tregues se punuam për gjënë e vetme të drejtë.
Kjo është e mjaftueshme për mua. Permëndore le t’i ngrenë atyre që humbën, me nder dhe me kaq shumë viktima të të tjerëve.
Unë kam ndermend të fitojmë. Dhe Serbia të fitojë, për herë të parë, nuk e di se pas sa vitesh. Pa gjak, për të vdekur, pa tmerre dhe pa varre.
Dhe kam synimin që ky vend të jetë i madh jo për atë se do të pushtojë Ballkanin, apo botën, por për atë se do të pushtojë të ardhmen.
Me punë, dije, fëmijë, kështu fitohet e ardhmja.
Dhe beteja të tilla kemi përpara. Jo nga ato që qëllohet e ardhmja dhe pastaj varroset me nderime.
Mos e kërkoni nga unë këtë gjë. Mos e kërkoni prej vetes këtë gjë. Përjashtojeni këtë si obsion, si zgjidhje, si rrugëdalje.
Kemi mbetur pak, shumë pak jetë ka mbetur në Serbi, pak edhe këtu, dhe na duhet ta ruajmë. Duhet t’i japim shansin, që të zhvillohet, të forcohet, që të vazhdojë, të zgjerohet.
Duhet ta bëjmë këtë sepse biologjikisht si popull jemi para humnerës. Qëndrojmë buzë saj, shohim poshtë, dhe diçka sikur na tërheq diçka që ta bëjmë këtë hap të pamenduar.
Do të zhdukemi nëse do ta bëjmë përsëri këtë. Nuk do të jemi asgjë, dhe nuk do të kemi asgjë. Do të përjetojmë po atë rezultat, ai në të cilin humbasim. Shekulli i njëzetë na vrau. Humbëm njerëz të cilët edhe në shekullin e ardhshëm nuk do të mundemi t’i zëvendësojmë. Nuk kemi shumë njerëz për të flakur tej.
Jepni që, më në fund, të fitojmë diçka. Të fitojmë atë që do të na mundësojë neve një vend normal, jetë normale në të.
Që të rikthejmë dinjitetin, që të kemi të drejta. Që kisha jonë të jetë vërtetë e jona, në vendin e saj, në pronën e saj, dhe jo të na shpikë ndokush nesër ndonjë kishë tjetër.
Që ta dimë se ku jemi, çfarë duam dhe ku po shkojmë.
Kjo është ajo që desha tu them miq të dashur. Dhe nuk e di, ndoshta pak, kjo që thashë ndoshta edhe nuk ju ka pëlqyer, por unë nuk mundem ndryshe.
Nuk dëshiroj të di për atë Serbi të madhe në të cilën ecet me çizme dhje me pushkë në dorë. Di vetëm për atë që është e mundshme me libër, stilolaps, llaptop, punë dhe dije.
Nuk e di të ketë dinjitet nga frika e bombave. Di për atë që ndërtohet nëpërmjet shkollave, çerdheve të fëmijëve, fabrikave. Me siguri dhe me paqe.
Dhe këtë ju ofroj sot, kjo është oferta ime edhe për nesër.
Se çfarë do të përgjigjeni kjo ju takon juve. I takon Serbisë, çdo njeriu në të, i cili duhet të hapë sytë, të shohë gjithçka duhet të shohë, dhe të vendosë nëse e ardhmja e tij është e kaluara, apo e kaluara arësye për të ardhmen.
Kaq, le të bëhet çfarë të bëhet, Mund vetëm të përsëris, fjalinë e fundit të përkushtimit të Stefan Llazareviçit, këtu afër ka pas qenë ajo shtylla prej mermeri.
Nuk e di, Zoti e di.
Dhe shpresoj që ju ta dini dhe Serbia ta dijë.
Askend nuk kemi për ta sulmuar dhe një miljonë herë po të jetë nevoja do ta përsëris, dëshirojmë paqe dhe ofrojmë dorën.
Rruga e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicën e Veriut do të jetë rruga më e bukur dhe për këtë nuk do të vendoset në asnjë forum sepse populli dhe shteti serb kanë vendosur për këtë.
Ju lutem të qëndroni të bashkuar, dhe uniteti të jetë më i madh se kurdoherë më parë.
Me hapa të sigurtë të ecim përpara dhe të ecim më tej në një të ardhme më të sigurtë dhe më të mirë.
Kur do të kemi për të thënë ndonjë gjë rreth çfarëdo gjëje, atë nuk kemi për ta shpallur në Beograd dhe as në Bruksel por juve këtu në Mitrovicën e Kosovës, Graanicë. Mos u frikësoni asnjë herë për këtë.
Sepse, sikurse shkruhet në këtë mur në Mitrovcë të Koosvës, prej këtu nuk ka më prapa“, dhe më të fortët asnjëherë nuk luajnë vendit.
Ju falenderoj të gjithëve, dhe ju lutem duke e ditur sesa pak jeni ju në Kosovë e Metohi, që të jemi sabashku, që uniteti jonë të jetë më i madh se kurrë më parë, të ruajmë atë që mund të ruhet dhe se dalngadalë më hapa të sigurtë të shkojmë përpara. Më vonë me hapa gjithnjë e më të shpejtë dhe më të mëdhenj.
Juve dhe familjeve tuaja, popullit tonë serb ju uroj jetë më të mirë dhe po ashtu edhe të ardhme më të mirë. Rroftë Serbia.