Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitet më të diskutuara për Michael Jackson

2019/03/29 at 12:29 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këta personazhe të njohur e parashikuan vdekjen e tyre saktësisht

Ka shumë mite që qarkullojnë rreth yllit të popit, Michael Jakcson. “The Washington Post” rendit pesë më të diskutuarat:


Babai i Michael, abuzoi seksualisht me të kur ishte fëmijë

Michael është akuzuar në mënyrë të përsëritur, për sjellje abuzive seksuale me fëmijët.  A ishte e mundur, që ai të ishte duke përsëritur një cikël të ri abuzimesh, të cilat i kishte vuajtur vetë? J.Rendi Taraborreli, shkruan në bestsellerin e saj të vitit 1991, “Majkëll Xhekson,magji dhe çmenduri”, se zërat mbi abuzimin seksual të babait të tij, Zhozef Xhekson, ndaj të birit, qarkullonin prej vitesh në industrinë e muzikës.

Po atë vit, motra e Mjkëllit, La Toja Xhekson shkroi një libër me kujtime “Si është të rritesh në familjen Xhekson”, ku akuzon të atin për abuzim seksual me të, dhe motrën Rebbi. Më vonë, ajo i hodhi poshtë këto pretendime, dhe askush në familjen Xhekson, nuk konfirmoi asnjë nga këto thashetheme.

Mbreti i Popit, e pranonte hapur dhunën fizike që kishte përjetuar nga i ati. Ai qau gjatë një interviste të vitit 1993 me Oprah Winfrey, teksa akuzoi babanë e tij për abuzim fizik me rripa, shkopa bejzbolli dhe cigare të fikura në lëkurë.  Michael pati shumë herë mundësinë ta fajësonte të atin për abuzime seksuale ndaj tij, por nuk e bëri kurrë këtë. Dhe nuk ka dëshmi të njohura, për ta mbështetur këtë pretendim.

Michael Jacksion ishte homoseksual

Këngëtari këmbëngulte, se nuk ishte homoseksual, por disa gazetarë dhe biografë sugjerojnë se ai nuk ishte shumë i sinqertë në këtë pretendim.

Ian Halperin, autor i librit të vitit 2009 “I demaskuar:Vitet e fundit të Majkëll Xhekson”, pretendon se Xhekson ishte homoseksual. Taraboreli sugjeron se ai kishte një mik romantik, të cilin e mbulonte me dhurata, por dhe e keqtrajtonte vazhdimisht.

Ish gruaja e Jackson, Liza Mari Presli, tha se jeta seksuale e çiftit ishte “shumë e nxehtë”. Po ashtu edhe gratë e tjera, kanë treguar marrëdhëniet romantike me të, duke përfshirë Ola Rej, ylli i videklipit “Thriller”.

Michael Jackson donte të ishte i bardhë

Në vitin 1987, pasi albumi “Thriller” e bëri Xheksonin yllin më të madh të muzikës në botë, ai nxorri më pas albumin “Bad”, me disa hite në paradë-listat muzikore. Por lëkura e tij dukej më e bardhë, se sa në videoklipin “Thriller”. Shumë fansa supozojnë se ai synonte te kishte sukses edhe tek audienca e bardhë.

Greg Tejt, një kritik afro-amerikan, e quajti Xheksonin “një tjetër zezak që ishte çmendur, për shkak se pasqyra e tij, i thotë se fytyra nuk përputhet me idealin nordik”.

Por Xhekson këmbëngulte për të kundërtën, dhe nuk ka pasur kurrë prova për ta kundërshtuar këtë. Ai tha në një intervistë në vitin 1993, se e zbardhi lëkurën me anë të kremrave, për shkak të vitiligos, një sëmundje që i shkaktoi njolla të shumta në fytyë, dhe kjo u verifikua edhe nga autopsia pas vdekjes së tij në qershorin e vitit 2009.

Xhekson shtoi:”Unë jam një amerikan me ngjyrë, jam krenar për këtë dhe racën time”.

Nuk e krijoi ai kërcimin e famshëm “moonwalk”

Jackson performoi me këtë lloj kërcënimi, gjatë interpretimit të hitit të tij “Billie Jean” në vitin 1983. A ishte ajo lëvizje, akti i një artisti gjenial? Motra e tij, La Toja, tha në vitin 2004 se këtë lëvizje ia mësoi një kërcimtar profesionist, me emrin Xhefri.

Ajo i referohej në fakt Xhefri Daniel, Kasper Kendidejt dhe Kullej Xhekson, të cilët e kishin shfaqur lëvizjen gjatë një kërcënimi të quajtur boogaloo. Më vonë, Xhefri u ankua se Mbreti i Popit ia vodhi autoresinë e asaj lëvizje.

Në fakt, në librin me kujtime të vitit 1988 “Moonwalk”, Jackson përmend “3 djem”, që i mësuan atij bazat e kërcimit në rrugë. Por ai pati një vizion krejtësisht të ri për këtë lëvizje:

”Unë eci para-mbrapa në të njëjtën kohë, si të ecja mbi Hënë”-shkroi ai.

Vdiq pa hundën e tij

Pas vdekjes së Xheksonit, një artikull në “Rolling Stone” shkruante:”Trupit i mungonte proteza, që e vendoste normalisht mbi majën e hundës së tij të dëmtuar”. Por një ekspert në Los Anxheles, Ed Uinter, tha se zërat mbi mungesën e hundës ishin “absolutisht të paverteta./Opinion.al

 

 

Etiketa: michael jacksonmiteylli


Ju sugjerojmë

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

30 Qershor, 2026 4:47 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
Bota

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

30 Qershor, 2026 2:24 pm
Para
Këngëtarja shqiptare zyrtarisht pjesë e politikës

Këngëtarja shqiptare zyrtarisht pjesë e politikës

Politikani turk tregon vendin ku është gjetur trupi i gazetarit të vrarë

OKB akuzon sauditët: Mungesë transparence lidhur me vrasjen e Khashoggit

Tre parti holandeze kërkojnë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

Tre parti holandeze kërkojnë rivendosjen e vizave me Shqipërinë
















TE FUNDIT

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
30 Qershor, 2026

Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për...

Lexo më shumë

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
30 Qershor, 2026

Irani po e minimizon qëllimin e vizitës së tij në Doha këtë javë, duke këmbëngulur se nuk do të zhvillohen...

Lexo më shumë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Dritan Goxhaj është lënë i lirë, pas shoqërimit nga policia gjatë protestës para parlamentit ku nuk munguan përplasjet me autoritetet. Gjatë...

Lexo më shumë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
30 Qershor, 2026

Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë–Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}