Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitet e gabuara rreth psikologjisë

2019/05/15 at 6:48 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meshkujt apo femrat? Ja kush e ka trurin më aktiv

Vazhdojnë të ekzistojnë ende shumë mite mbi psikologjinë, të cilat kanë zënë vend në mendësinë e njerëzve dhe transmetohen brez pas brezi, pa baza shkencore dhe të pambështetura në rezultate konkrete.


Ja cilat janë disa prej tyre sipas “The Washington Post”:

Ne përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë

Ndoshta asnjë keqinterpretim psikologjik, nuk është më i përhapur se sa ideja që pjesë të mëdha të trurit, qëndrojnë përgjithnjë në gjumë. Psikologu Uilliam Xhejms, mund ta ketë krijuar padashje këtë ide, kur spekuloi në vitin 1907 se “përdorim vetëm një pjesë të vogël të burimeve tona të mundshme mendore dhe fizike”.

Por, neuroshkenca nuk e mbështet këtë teori.

Truri është një konsumator i madh energjie, duke marrë rreth 20 për qind të kalorive të shpenzuara, pavarësisht se truri përbën vetëm 2 për qind të masës trupore. Të gjithë neuronet, janë programuar për t’u vetë-shkatërruar nëse nuk arrijnë të lidhen siç duhet me qarqet aktive dhe të dobishme. Në këto kushte, cilido që përdorte vetëm 10 % të neuroneve të trurit, do të kishte ndërruar shpejt jetë si pasojë e dëmtimeve të mëdha në tru. Tani është e qartë se çdo pjesë e trurit është gjithmonë aktive.Një neuron tipik aktivizohet mesatarisht njëherë në 1 sekondë.

Të folurit mbi problemet personale, ndihmon në zgjidhjen e tyre

Pak më shumë se 1 shekull më parë, Sigmund Frojdi popullarizoi konceptin e një “shërimi përmes të folurit”, që sot njihet si psikoterapi. Frojdi tha se ne të gjithë kemi një tendencë të sëmurë për të shtypur mendimet dhe ndjenjat tona negative apo të errëta.

Megjithatë, nuk është aspak e garantuar që të fourit mbi përvojat e dhimbshme, do te jetë diçka e dobishme.

Në një dokument të rëndësishëm të vitit 2007 me titull “Profesionistët e psikologjisë që u shkaktojnë dëme pacientëve”, profesori i Universitetit Emori, Skot Lilienfeld, tha se ka një numër provash në rritje se terapia e të folurit, jo rrallë herë mund të dështojë.

Ndryshimet e humorit, janë shenja dalluese e çrregullimit bipolar

I njohur dikur si depresioni maniakal, çrregullimi bipolar është një burim i magjepsjes publike, dhe disa prej personazheve më të famshëm e kanë vuajtur këtë, përfshirë Catherine Zeta Jones apo Mariah Carey. Besohet gjerësisht se emocionet e paqëndrueshme, janë elementi qendror për këtë çrregullim.

Por, ndryshimet e humorit nuk gjenden askund në mesin e kritereve zyrtare diagnostikuese të këtij çrregullimi. Po, individët bipolarë përjetojnë uljet-ngritjet shkatërruese të depresionit dhe majat ekstreme të manisë, por gjendje të tilla zgjasin zakonisht për javë ose muaj. Dhe “humori” nuk është gjithnjë shqetësimi më serioz.

Periudhat e depresionit zakonisht shkaktojnë një lodhje dërrmuese dhe shqetësim të madh mendor. Mania mund të shkaktojë sjellje të egra impulsive, premtime absurde, shpenzime katastrofike, madje edhe ndryshime fizike – me vuajtje dhe dëmtime funksionale.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, shumica e pacientëve bipolarë të martuar janë divorcuar, dhe më shumë se një e treta e tyre nuk janë në gjendje të mbajnë një punë të qëndrueshme. Çrregullimi bipolar është pra një gjendje shumë më serioze se sa thjesht një ndryshim humori: që sugjeron imagjinata popullore.

Kura me ilaçe, është mënyra më e mirë për të rregulluar një ç’ekuilibër të trurit

Kompanitë farmacekutike, propagandojnë shpesh tek konsumatorëve mesazhin se “zhbalancat kimike”, janë nxitësit përfundimtarë të sëmundjes mendore dhe se kjo duhet riparuar me pilulat e tyre.

“Studiuesit sugjerojnë një lidhje të rëndësishme midis depresionit, dhe një ç’ekuilibrimi tek nga neurotransmetuesit kimikë të trurit”- shpjegojnë krijuesit e Effexor, një ilaç kundër depresionit.

Por qëndrime të tilla e mbi-thjeshtëzojnë këtë çështje. Ilaçet zënë sigurisht një vend të rëndësishëm në trajtimet psikiatrike. Por, ekzistojnë edhe shumë mënyra të tjera, për të ndryshuar profilin neurokimik të trurit. Sërvitja e rregullt fizike, nxit sinjalizimin në qarqet e trurit që përdorin dopaminën dhe serotoninën, neurotransmetuesit që janë zakonisht në shënjestër të barnave psikiatrike.

Stërvitja rrit gjithashtu neuroplasticitetin, përmirëson metabolizmin e glukozës cerebrale, dhe ndikon në një gjumë më të mirë. Edhe ajo ndryshon “balancën kimike” në tru./Opinion.al

 

Etiketa: cekuiliberfarmacikura


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Britney Spears mund të mos performojë më kurrë

Britney Spears mund të mos performojë më kurrë

Kërcënimi nga Irani, ushtria amerikane shton arsenalin e armëve

Kërcënimi nga Irani, ushtria amerikane shton arsenalin e armëve

Sulmi në zemër, Porto vendos për Iker Casillas

Sulmi në zemër, Porto vendos për Iker Casillas
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}