Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri grek Kiriako Mitcotakis janë takuar në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Një nga temat e diskutimeve të tyre ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi. Kreu i qeverisë greke ka mbështetur rinisjen e dialogut por siç raportojnë mediat serbe, ai ka siguruar Vuçiç se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrim kur bëhet fjalë për njohjen e shtetit të Kosovës.
Greqia është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia. /Opinion.al