Aktualitet

Misteri/ Vdes në burg i akuzuari për 2.4 ton kanabis


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 12/09/18 |
b.f

Demo Progonati 46 vjeç nga Vlora ka vdekur në QSUT, ndërsa ishte në paraburgim për trafikimin e 2.4 ton kabanis. Balkanëeb raporton se Progonati ka vdekur që në qershor, por lajmi ëhstë mësuar sot pas afro 3 muajsh. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten mister.

Demo Progonati po gjykohej nga gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Progonati u arrestua në janar të 2017, si organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt Italisë. Ai ishte shofer i kamionit ku u kap sasia e lëndës narkotike. Arrestimi i tij u krye me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Bashkëpunëtor në trafik dyshohet se ishin një italian dhe një shqiptar edhe këta të arrestuar. Sakaq kanë nisur procedurat për pushimin e cështjes ndaj tij.

*Pamje nga seanca per masen e sigurise ne janar 2017

Pas