Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri/ Plagosja e biznesmenit nga Vora, ishte zhdukur pa adresë, u kthye pak para atentatit

2017/07/03 at 11:12 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Misteri/ Plagosja e biznesmenit nga Vora, ishte zhdukur pa adresë, u kthye pak para atentatit

Biznesmeni i njohur Tofik Hyka, i cili u qëllua katër herë me armë në Tiranë, më 28 qershor 2017, rezultonte “i larguar nga Shqipëria pa adresë”, shkruan sot “Panorama”.

“Arratisja” e tij vite më parë kishte ndodhur pas ecurisë jo të mirë të biznesit dhe detyrimeve të mëdha financiare që sipërmarrësi kishte ndaj të tretëve të shumtë. Si pasojë e presioneve, kërcënimeve e konflikteve të shumta, biznesmeni kishte ikur nga Shqipëria. Ndërsa jetonte në Francë prej vitesh, Tofik Hyka mësohet se kishte disa procese gjyqësore të hapura në Gjykatën e Tiranës dhe në Gjykatën e Apelit, madje edhe në Gjykatën e Lartë. Ai ishte palë e paditur aty nga individë dhe biznese të ndryshme që i kishin dhënë shërbime apo shuma të mëdha monetare Tofik Hykës apo bizneseve të tij, pa arritur të marrin mbrapsht pjesën që u takonte. Policia dhe Prokuroria i kanë sekuestruar dosjet e të gjitha këtyre konflikteve në përpjekje për zbardhjen e atentatit me katër plumba ndaj biznesmenit.

MISTERI

Një burim nga grupi i hetimit bëri me dije se nga viti 2013 deri në 2017, Tofik Hyka kishte pasur disa procese gjyqësore në Shqipëri me palë të treta. Në të gjitha këto procese, gjykatat kishin kërkuar paraqitjen e tij si palë e paditur, por pas kryerjes së formaliteteve për verifikimin e adresës dhe vendbanimit, nuk gjendej asgjë për biznesmenin. Edhe procedurat e kërkimit nga komisariatet e policisë kishte arritur në përfundimin se “është larguar” pa adresë nga vendbanimi i fundit. Pikërisht, një largim i tillë, sipas hetuesve e bën të dyshimtë kthimin e tij në Shqipëri, në fund të qershorit 2017, kur biznesmeni ra pre e një atentati me katër plumba pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Fakti se disa prej bizneseve të tij ishin ende aktive, duket se e lidhte biznesmenin me Shqipërinë por arsyeja e ardhjes së tij në Tiranë, në momentin kur iu bë atentat, ka mbetur mister dhe e paqartë.

Dyshimet janë se vizita e tij e fundit në Tiranë, ku kishte ardhur vetëm pa familjarët e tjerë, lidhej me ndonjë prej konflikteve të forta që biznesmeni kishte me persona që iu detyrohej apo që i detyroheshin financiarisht, pasi jepte e merrte borxhe në shuma të mëdha. Atentati me katër plumba Tofik Hyka është biznesmen shumë i njohur në Tiranë, në 15 vitet e fundit. Ai është baba i tre fëmijëve, dy vajzave 28 e 25 vjeçe dhe i një djali 23 vjeç. Biznesmeni 56- vjeçar mbeti i plagosur më 28 qershor 2017, në një atentat që u bë ndaj tij nga persona me motor, teksa po pinte kafe në zonën e Tiranës së Re. Autorët qëlluan 4 herë me armë zjarri drejt biznesmenit me qëllimin e prerë për ta vrarë, por vetëm dy plumba e goditën në kokë e pranë zemrës, duke e lënë të plagosur rëndë. Gjithçka ndodhi në verandën e një hoteli që ndodhet pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, në Tiranë ku ndodhej biznesmeni. Pas atentatit mësohet se Tofik Hyka i është nënshtruar 2 operacioneve dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Trazhgim Sokolaj/Panorama

Etiketa: Tofik Hysa

Ju sugjerojmë

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
Para
Rama “falenderon” Metën: Shkatërruesi i së majtës së bashkuar, LSI vrimë në ujë …

Rama "falenderon" Metën: Shkatërruesi i së majtës së bashkuar, LSI vrimë në ujë ...

Dafina prezanton motrën dhe i dedikon urimin prekës

Dafina prezanton motrën dhe i dedikon urimin prekës

Gara për kreun e PD-së/ Kandidimi i Astrit Patozit, ja cila është e vërteta

Gara për kreun e PD-së/ Kandidimi i Astrit Patozit, ja cila është e vërteta

TE FUNDIT

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i FSHF Armand Duka shprehet optimist se mundësitë që Shqipëria mund të organizojë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

Auto-Skicë
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion”, Armand Duka, ka folur në lidhje me vendimin e UEFA për ndryshimin e stadiumit ku do të...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com