Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri i vrasjes së 52-vjeçarit në Tiranë, gazetari tregon dinamikën: U qëllua nga pas…

2024/11/14 at 9:33 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Misteri i vrasjes së 52-vjeçarit në Tiranë, gazetari tregon dinamikën: U qëllua nga pas…

Eduart Reçi, 52 vjeç, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri pak para mesnatës së të enjtes në Tiranë. Deri më tani motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë mbeten mister. Emisioni “Opinion” u mundua këtë të enjte që të hedhë dritë mbi këtë rast. Gazetari Merin Maçi sqaroi para Blendi Fevziut të gjithë dinamikën e ekzekutimit.

“Ka qenë në këtë godinë pesëkatëshe së bashku me bashkëshorten e tij ku kanë disa ambiente që i japin me qira në formën e AirBnB. Po në këtë zonë kanë një banesë në këtë pallat, ndërsa është dhe një biznes po në pronësi të 52-vjeçarit të dhënë me qira. Rreth orës 22:44 ka qenë në ambientet e godinës pesëkatëshe së bashku me bashkëshorten duke kryer disa procese të mirëmbajtjes së kësaj godine. Në orën 22:44 është shquar nga kamerat teksa del vetëm. Në duar ka telefon teksa shihet duke shkruar”, tha Maçi.

Në të njëjtën minutë, Maçi thotë se dëshmitarët kanë dëgjuar një të shtënë të mbytur. Prandaj dyshimet e policisë janë që qitja është bërë me një armë sportive të shkurtër. Kjo pasi armët sportive nuk prodhojnë aq shumë zhurmë.

“Nuk është ajo zhurma karakteristike e armëve të zjarrit. Mund të ketë përdorur silenciator ose armë sportive. Të paktën ky është dyshimi i grupit hetimor që qitja është bërë me armë sportive të shkurtër”, tha Maçi.

Pasi është qëlluar 52-vjeçari ka rënë në tokë. Kanë qenë stafi i biznesit të lëshuar me qira prej tij që e kanë konstatuar të shtrirë. Ata janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë. Pasi janë afruar edhe klientë në lokal, por edhe të afërm të tij kanë bërë lajmërimin e policisë në orën 23:00, rreth 15 minuta pasi është qëlluar.

“Denoncimi është bërë për një person të gjakosur, ndoshta edhe për shkak të tronditjes që kanë pësuar nga skena që kanë parë”, tha gazetari.

Policia kur ka parë skenën e ngjarjes ka kuptuar që kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Nga analizat e bëra rezulton se Reçi kishte në trup një gëzhojë 7 milimetërshe.

“Në spital është parë që plumbi që ka marrë 52-vjeçari është në pjesën e djathtë të kokës, mbi vesh. Një plumb i vetëm. Për disa orë ka luftuar me jetën, por nuk ka arritur të mbijetojë”, tha gazetari.

Në kamerat e sheshpushimit nuk ka asnjë gjurmë të personit që mund të ketë gjuajtur. Nga eksperimentimet e kryera sot dyshimet janë se goditja mund të ketë ardhur nga një objekt pas krahëve të tij, në një distancë gati 20-30 metra.

“Nga grupi hetimor më thonë që nuk është pistoletë, një armë që ka precizion dhe në këtë kushte dyshimet janë për një armë sportive. Ajo që e bën më enigmë, është e kaluara e 52-vjeçarit”, tha Maçi.

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Para
Tirana, krah Tokios dhe Stambollit në Samitin për Ndryshimet Klimatike në Baku, Veliaj: Ndava përparimin e kryeqytetit, qeveritë lokale kujdestare të nevojave të qytetarëve

Tirana, krah Tokios dhe Stambollit në Samitin për Ndryshimet Klimatike në Baku, Veliaj: Ndava përparimin e kryeqytetit, qeveritë lokale kujdestare të nevojave të qytetarëve

“Vetëm një predhë në vendngjarje!”, Drejtori i Krimeve: Reçi nuk është qëlluar me armë të zakonshme…

"Vetëm një predhë në vendngjarje!", Drejtori i Krimeve: Reçi nuk është qëlluar me armë të zakonshme…

Vrasja e 52-vjeçarit në Tiranë, Koka zbulon çfarë i ndodhi 13 vite më parë Eduart Reçit

Vrasja e 52-vjeçarit në Tiranë, Koka zbulon çfarë i ndodhi 13 vite më parë Eduart Reçit

TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com