Bota

Misteri i dy pikturave të shekullit 17-të,u gjetën në një kosh mbeturinash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 20/06/21 |
Opi Nion

Policia në Gjermaninë Juglindore po kërkon informacion nga qytetarët të cilët mund të keni dijeni se si dy piktura të shekullit të 17-të përfunduan në një kosh mbeturinash. Pikturat u gjetën nga një 64-vjeçar në një kosh rrënojash në Bavari rreth një muaj më parë dhe u dorëzuan në stacionin policor të Këlnit.  Policia po kërkon pronarin e veprave të artit, me ekspertë që vlerësojnë se ato janë vepra origjinale.

Një nga pikturat është një portret i qeshur i artistit italian Pietro Bellotti më 1665.  Piktura tjetër tregon një djalë të qeshur me një kapele të kuqe, me datë të panjohur vepër e artistit Hollandez Samuel van Hochstratten. Ky artist ishte një student i Rembrandt në Amsterdam, me një vepër të pasur artistike./Opinion.al

Pas