Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri i arratisjes së Nikolla Gruevskit dhe roli i shërbimeve sekrete

2018/11/16 at 6:09 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Misteri i arratisjes së Nikolla Gruevskit dhe roli i shërbimeve sekrete

Disa detaje të reja janë mësuar rreth kalimit të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Sipas burimeve e gjitha është një lojë e shërbimeve sekrete për t’i mundësuar Gruevskit që të futet i sigurt drejt Shqipërisë dhe po ashtu të largohet pa pasur asnjë shqetësim.

Sipas burimeve Nikola Gruevski dyshohet se është futur përmes pikës kufitare të Bllatës në Dibër i ndihmuar nga persona të ndryshëm.

Po të njëjtat burime thonë se ish-kryeministri Maqedonas nuk është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Bllatës. Më pas ka mbërritur në Tiranë po ashtu i shoqëruar nga persona të sigurt. Pasi ka hipur në mjetin zyrtar të ambasadës së Hungarisë në Shqipëri Nikola Gruevski ka udhëtuar drejt Shkodrës duke mbërritur deri tek pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Shqipëri bëri të ditur një ditë më parë se Nikola Gruevski ka bërë daljen nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa ndodhej në mjetin me targë CD 1013A në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Në fakt sipas burimeve Gruevski dhe mjeti që po udhëtonte ka bërë vetëm daljen në Hanin e Hotit sepse ai është kthyer edhe njëherë në drejtim të Shqipërisë dhe ka shkuar drejt Vermoshit në Malësinë e Madhe.

Nga pika kufitare e Vermoshit Gruevski ka udhëtuar më pas drejt Malit të Zi dhe nga aty drejt Serbisë dhe më pas në Hungari. Mjeti i ambasadës ka ardhur deri në Hanin e Hotit për të plotësuar dokumentacionin e duhur siç është siguracioni.

Pra në Hanin e Hotit është bërë thjeshtë dalja nga Shqipëria në Malin e Zi por realisht ish- kryeministri Maqedonas është kthyer mbrapsht dhe ka kaluar në shtetin malazez përmes Vermoshit pasi në këtë pikë kufitare nuk ka ende zyrë për të prerë siguracionin si dhe atje nuk ka ende një sistem si në Hanin e Hotit apo pikën kufitare të Muriqanit.

Pavarësisht gjithë kësaj loje në rrugëtimin e Gruevskit, ai kur kaloi në pikën e kalimit kufitar nuk ishte ende në kërkim por gjithsesi është treguar i kujdesshëm duke preferuar një pikë jo shumë të frekuentuar dhe ku kalohet lehtësisht siç është ajo në Vermosh./Panorama

Etiketa: gruevskimisteri i arratisjesroli i sherbimeve sekrete

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes
Aktualitet

Mjegull në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

20 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës
Kryesore

Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës

20 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
Kryesore

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

20 Dhjetor, 2025 1:04 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Para
VIDEO OPINION/ Amerikanët: Kush e ka radhën?

VIDEO OPINION/ Amerikanët: Kush e ka radhën?

Publikohet foto e parë nga burgu e aktorit të Ezel

Publikohet foto e parë nga burgu e aktorit të Ezel

‘Shehrazade’ bën ndryshimin e madh, nuk mund të njihet

‘Shehrazade’ bën ndryshimin e madh, nuk mund të njihet

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com