Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteret e zhdukjes së një bibloteke gjigante, cilat janë teoritë

2019/08/24 at 11:12 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Misteret e zhdukjes së një bibloteke gjigante, cilat janë teoritë

Shkatërrimi i bibliotekës së madhe në Aleksandri, asokohe një nga qytetet më të mëdha, është konsideruar si një nga humbjet më të mëdha të botës së lashtë.


Përgjatë shekujve, Biblioteka e Aleksandrisë, u bë një nga bibliotekat më të mëdha dhe më të rëndësishme në botën e lashtë. Mendimtarët e mëdhenj, shkencëtarët, poetët e epokës, shkonin nga të gjitha qytetërimet aty, për të studiuar dhe shkëmbyer ide.

Por gati 1 milion dokumente nga mbarë Greqia e Lashtë, Persia, Egjipti, India dhe shumë qyteterime të tjera të fuqishme të kohës, u zhdukën. Arkeologët nuk ka qenë në gjendje të kontribuojnë shumë në misterin e zhdukjes së saj, dhe rrënojat e Bibliotekës së Aleksandrisë nuk janë zbuluar ende.

Sidoqoftë studiuesit,  cilat janë teoritë më të diskutuara rreth shkatërrimit të saj.

E shkatërroi perandori romak Jul Çezari

Ndoshta një nga dëshmitë më interesante mbi shkatërrimin i saj, vjen nga kronikat e shkrimtarëve romakë. Sipas disa autorëve, Biblioteka e Aleksandrisë, u shkatërrua aksidentalisht nga perandori romak Jul Çezari, gjatë rrethimit të Aleksandrisë në vitin 48 Para Krishtit. Për shembull, Plutarku shprehet:

“Kur armiku u përpoq të shkatërronte flotën e tij, Jul Çezari u detyrua të zmbrapste rrezikun, duke përdorur zjarrin, që u përhap aksidentalisht nga oborri, dhe e shkatërroi bibliotekën e madhe.”

Kjo dëshmi është e dyshimtë, meqë Muzeu i Aleksandrisë, që ndodhej pranë bibliotekës, mbeti i padëmtuar, një fakt që konfirmohet nga gjeografi grek Straboni, rreth 30 vjet pas rrethimit të Aleksandrisë nga Çezari.

Pluhuri mbi rafte dhe rënia e shkëlqimit

Roma mori shumë shpejt kontrollin formal të Egjiptit, dhe Aleksandria u detyrua të jetojë në hijen e kryeqytetit madhështor perandorak. Kështu nisi një rënie e gjatë dhe e pandalshme për Aleksandrinë dhe librarinë e saj. E megjithatë, fama e saj u zbeh shumë ngadalë. Ajo vazhdoi të tërheqë studentë dhe shkencëtarë të shkëlqyer, si për shembull historiani grek Diodorus Sikulus dhe gjeografi Strabo. Por pa një mbrojtës mbretëror të saj, dhe pa pagesa për të mbështetur zgjerimin e koleksioneve, libraria e humbi vrullin dhe iu desh të braktisë ambiciet e mëdha të totalitetit, për të cilin kishin aspiruar themeluesit e saj.

Më e keqja do të vinte. Në shekullin e dytë pllakosi e tmerrshmja Murtaja Antonine, e cila shkatërroi popullsinë e Egjiptit. Shekulli i tretë ishte i mbushur me mosmarrëveshje politike dhe konflikte, gjë që shkaktoi një devijim të burimeve. E goditur nga kriza të njëpasnjëshme, libraria nuk po e ruante më peshën e saj.

Më pas në shekullin e katërt, krishtërimi u shpall fe zyrtare e Perandorisë Romake. Kjo pati pasoja të rrezikshme për një institucion, raftet e të cilit ishin të mbushura me njohuritë e paganizmit klasik, pikërisht ai lloj veprash që ofendonin thellë disa lëvizje të të krishterëve. Po gjatë kësaj kohe, të krishterët egjiptianë, si Shën Antoni themeluan komunitete manastiresh, ku murgjit studiues iu kushtuan lutjeve dhe studimit të shkrimeve të shenjta.

Rezultati ishte se biblioteka e Ptolemeut kishte shumë pak interes për ndjekësit e fesë së re, madje edhe sulmohej fort prej tyre. Ligjet kundër paganizmit të miratuara nga perandori Teodos (347-395) u përdorën nga të krishterët më ekstremë, për të legjitimuar sulmet kundër tempujve dhe institucioneve pagane.

Arabët

Në vitin 642 ushtritë arabo-myslimane të Kalifatit Rashidun vërshuan nëpër perandorinë e dobësuar perse, dhe morën territoret përreth Bizantit. Vetë Aleksandria u mor nga një ushtri myslimane,e udhëhequr nga Amr ibn al-As, gjenerali që sipas legjendës, shkatërroi librarinë me urdhër të Kalifit Umar.

Sipas historisë, gjenerali arab i dërgoi një letër Kalifit Umar, ku i kërkonte udhëzime se çfarë të bënte me librat.

Umari u përgjigj: “Nëse përmbajtja e tyre është në përputhje me librin e Allahut, mund të bëjmë edhe pa ta… nëse, nga ana tjetër, ata kanë përmbajtje që nuk është në përputhje me librin e Allahut, atëherë nuk ka nevojë të ruhen”. Urdhëri u zbatua dhe burime arabe të shkruajtura pas kësaj ngjarjeje konfirmojnë shkatërrimin e librarisë. Një prej tyre thotë madje se librat u përdorën si lëndë djegëse për të ngrohur banjat e qytetit, teksa shton se u deshën gjashtë muaj që të digjeshin të gjithë./Opinion.al

 

Etiketa: aleksandrimistereteroi


Ju sugjerojmë

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
Para
Policia arreston një të shumëkërkuar për vrasje në Elbasan

Mori para duke i premtuar legalizimin e një banese, në pranga 26-vjeçarja

Qëllohet me armë lokali, detajet e para

Qëllohet me armë lokali, detajet e para

Sazan, kapet peshkaqeni 3,3 metra i gjatë

Sazan, kapet peshkaqeni 3,3 metra i gjatë
















TE FUNDIT

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
9 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula u prezantua sot në detyrën e re të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ku në fjalën ee...

Lexo më shumë

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
9 Shkurt, 2026

Irani është gati të zvogëlojë rezervat e uraniumit të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha...

Lexo më shumë

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
9 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën. Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse...

Lexo më shumë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com