Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteret e Kullës Eifel, çfarë e bën atë të magjishme

2016/10/23 at 7:50 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Misteret e Kullës Eifel, çfarë e bën atë të magjishme

Ajo është zonja e vërtetë e Parisit. Më e famshme se Louvre dhe Notre Dame, kulla Eiffel u inaugurua në 31 mars 1889. Që atëherë, për çdo vit pret shtatë milionë vizitorë, 250 milionë që nga fillimi i historisë së saj


Është e përbërë nga 18038 copëza dhe 2 milionë bulona, që më pas janë zëvendësuar nga perçina. Ka një histori shumë të gjatë, mbi të cilën ndoshta ende nuk janë thënë të gjitha. Mjafton të mendosh që, në kohën e ndërtimit, Kulla e Gustav Eiffelit ndeshi në kundërshtimin e shumë personave – intelektualë e politikanë – që e quanin të tmerrshme.

Një monument që madje, sipas kontratës fillestare, do të duhej të çmontohej njëzetë vite pas ekspozitës universale të vitit 1889, që u mbajt në Paris, me rastin e njëqind vjetorit të Revolucionit Francez.

Plot 127 vite nga ajo ditë, një përshkrim i kulla Eiffel, krejt i ndryshëm nga ajo që sheh një turist. Një pikëvështrim i ndryshëm, që do të na shpjerë prapa kuintave të “Damës”.

Sfidë gjigande

Ideja e realizimit të një kulle metali për të kujtuar Republikën franceze është e Gustave Eiffelit. Inxhinier dhe vizionar, është angazhuar tashmë në ndërtimin e vështirë të urave dhe hekurudhave të varura, gjithmonë prej hekuri.

Pika e fortë e tij janë studimet e metalit. Falë matematikës, mendon se mundet ta përkulë hekurin, sipas dëshirës. Por për kullën Eiffel, inxhinieri duhet të krijojë sisteme të reja ndërtimi. Një sfidë shumë më e rëndësishme, se sa ajo që ka kapërcyer vetëm pak vite më herët, duke ndërtuar Statujën e Lirisë në Nju Jork. Një herë sepse po ndërton ngrehinën më të lartë të botës – ishte deri në 1930 – dhe pastaj sepse po e bën për herë të parë prej hekuri.

Një dëshmitar i kohës shkruan: “Veprat e mëdha të lashtësisë, piramidat, për shembull, në mendjen tonë janë të shoqëruara me një turmë të madhe burrash që punojnë, të cilët ulnin leva dhe tërhiqnin me litarë gjigandë. Piramida jonë moderne po ngrihej falë fuqisë së llogaritjeve, prej të cilave krahu i punës reduktohej. Shpesh herë, mjegulla e vjeshtës fshihte pjesët e sipërme e megjithatë mund të shiheshin zjarret e saldimeve.

Punëtorët e kullës nuk shiheshin asnjëherë. Dukej sikur po ngrihej e po rritej vetë, vepër e një magjistari”. Por nuk bëhet fjalë për magji. Është një seri copash të farkëtuara njëra pas tjetrës, sipas projektit të Eiffelit” mijëra projekte teknike të realizuara nga duar të ditura, duke parë që në atë kohë nuk kishte kompjuterë.

Kulla ngrihet për dy vite punë të palodhur

Dyzetë projektues realizuan 1333 metra katrorë drafte: janë planet – me mijë elementë strukturorë – që dy milionë e gjysmë perçina, të bëra bashkë nga montatorë, duhet të bëjnë bashkë. Për aq sa dihet, kulla u montua pa asnjë gabim, dhe çdo perçinë rrëshqet butë-butë në vendin ku është caktuar. Eiffeli e kishte premtuar, vepra është gati pas dy vitesh, pesë muajsh dhe pesë ditësh.

Në kohë për inaugurimin e Ekspozitës Universale. Dhe e bëri me 250 punëtorë. Në tërësi, ndërtimi ishte i vështirë e i ndërlikuar, por në raport me punën e kryer, shkaktoi pak viktima: vetëm tre. I fundit ishte një italian me emrin Angelo Scagliotti.

Sa ka mbetur nga vepra fillestare?

Kulla Eiffel vazhdon të ndryshojë përditë, jo vetëm prej punëve periodike të mirëmbajtjes, por edhe për zgjedhje stilistike. Për shembull në vitin 1930, u hoqën disa harqe vetëm për një arsye estetike, dhe u hodhën. Sot do të ishin për muze. Ashensorët, në të kundërt, ndjekin ende projektin origjinal. Ishin një tjetër sfidë për t’u fituar.

Eiffeli nuk donte t’i vendoste në qendër të këmbëve për të mos prishur efektin elegant të bazës së kullës. Kështu duhej të përshkonin kurbën e kolonave: një vështirësi e re teknologjike. Një sfidë e fituar, megjithatë, duke parë që motorët e përdorur janë të njëjtët, prej 127 vitesh.

Një prej ndryshimeve më emblematike ndodhën në fazën e ndërtimit, kur Eiffeli vendosi të zëvendësojë afro 2 milion e gjysmë bulona me perçina. Në lidhje me këtë gjë, ka dy teori.

Sipas të parës, Eiffeli donte që pas njëzetë vitesh kulla të mos çmontohej siç ishte shkruar në kontratë: me perçinat gjithçka do të bëhej më e ndërlikuar.

Pastaj ka një tjetër hipotezë, shumë më teknike, sipas të cilës bulonat, dalëngadalë, me kohën dhe lëvizjet e kullës dhe hekurit, do të liroheshin ndërkohë që perçinat janë elastike dhe ato do të ndiqnin, ashtu si edhe ndodhi, lëvizjen e natyrshme të strukturës së hekurit.

Mes pjesëve që pësojnë ndryshime është edhe një pjesë e shkallës helikoidale, e cila të shpinte nga niveli i dytë në të tretin: u shkëput në 1980, në kuadrin e një projekti për lehtësimin e monumentit. Shkalla origjinale e 1889 u projektua në 24 pjesë me gjatësi të ndryshme.

Një prej tyre mbetet në brendësi të Kullës Eiffel, tre u janë dhuruar muzeve francezë, të tjerat janë nxjerrë në ankand në vitin 1983 dhe do të përfundonin përreth botës, nga Japonia në Amerikë, në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe madje edhe në Disneyland.

Projektuar për të zgjatur

Dhjetëra piktorë, çdo shtatë vite me mijëra tonë bojë rilyejnë tërësisht kullën. Janë ata, në shumicën e rasteve, që sinjalizojnë për pjesët që duhet të zëvendësohen. Një mirëmbajtje pakëz rastësore, që, gjithsesi lejon të bëhet një vlerësim, se sa copa janë zëvendësuar deri tani, dhe sa prej kullës origjinale është ende në këmbë. Sipas Stephane Roussin, përgjegjësi i ri për strukturën që merret me mirëmbajtjen e kullës, vetëm 10 për qind e strukturës ka patur nevojë deri më sot për zëvendësime.

Një kontroll teknologjik i kryer në vitin 2009 ka zbuluar se hekuri i përdorur prej Eiffelit, që ishte i njëjti i përdorur edhe për patkonjtë e kuajve, reagon pak a shumë si druri, por me një rezistencë shumë më të lartë. Po kështu, oksidohet shumë më pak se sa çeliku. Jo vetëm kaq, kulla është edhe në linjë me normat e sigurisë evropiane që janë aktualisht në fuqi: mban të paktën dyfishin e peshës së vet, lëviz por nuk shkatërrohet. Pra, pavarësisht moshës, krijesa e hekurt e krijuar nga gjenialiteti vizionar i inxhinierit Gustave Eiffel, gëzon “shëndet” të plotë dhe duhet të përballojë e qetë shekujt e ardhshëm. Fjalë e ekspertëve. /Zeri

Etiketa: kulla Eiffelmisteret


Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

5 Korrik, 2025 11:57 am
Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët
Aktualitet

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët

5 Korrik, 2025 11:25 am
Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
Aktualitet

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

5 Korrik, 2025 11:09 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Para
Video Reportazh/ Betejat e egra gjatë rrugës për Mosul

Video Reportazh/ Betejat e egra gjatë rrugës për Mosul

Rama: Rroga mesatare e shqiptarëve do të jetë më e lartë se në Kosovë dhe Serbi

Rama: Rroga mesatare e shqiptarëve do të jetë më e lartë se në Kosovë dhe Serbi

Video/Delfini ngec në rërë, ja çfarë i ndodh

Video/Delfini ngec në rërë, ja çfarë i ndodh
















TE FUNDIT

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
5 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të...

Lexo më shumë

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët
5 Korrik, 2025

Teksa sot pritej të zhvillohej përpjekja e 42-të e konsituimit të Kuvendit të Kosovës, tek kjo e fundit është ngritur...

Lexo më shumë

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
5 Korrik, 2025

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
5 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Këto vatra janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com